• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Tiranë, burri mbyti gruan, dyshonte se një nga fëmijët nuk ishte i tij

by
20/08/2015 10:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur kanë kaluar dy ditë nga krimi i rëndë në familje, ku 37-vjeçari Shëlqim Disha mbyti me rripin e pantallonave bashkëshorten e tij Resmien, në fshatin Shëngjergj të Tiranës, dalin detaje të reja për mënyrën se si u ekzekutua nëna e 4 fëmijëve. Kështu mësohet se çifti prej kohësh po kalonte një krizë në marrëdhënien e tyre bashkëshortore dhe shkak për këtë gjendje, dyshohet se ishte tradhtia e gruas së Shkëlqimit, histori që mund të jetë e përsëritur disa herë brenda kohëve të fundit.
Rreth dy vite më parë, Resmia ishte dhunuar barbarisht nga burri i saj dhe shkak ka qenë tradhtia që kishte marrë vesh Shkëlqim Disha kur ishte në emigracion në shtetin grek.

Duke parë situatën e vështirë në të cilën gjendej në atë kohë, 31-vjeçarja shkon në shtëpinë e prindërve të saj dhe afërsisht 1 vit çifti jeton i ndarë, por jo zyrtarisht i divorcuar. Shkëlqimi kërkon që të bashkohet edhe një herë me gruan e tij, duke sheshuar mosmarrëveshjen për hir të fëmijëve që ishin të mitur.

Pavarësisht se, familjarët pranojnë t’ia japin vajzën dhëndrit të tyre, ato e kërcënojnë Shkëlqimin se, në rast se do të përsëritet e njëjta situatë dhune, atëherë gjërat do të zgjidheshin ndryshe. Pas ribashkimit të çiftit Disha, kushtet e vështira ekonomike e detyruan kryefamiljarin të marrë përsëri rrugën e kurbetit, ku ai punonte në ndërtim si punëtor sezonal.

Pasi u kthye nga Greqia, një nga të afërmit e Shkëlqimit e sinjalizoi për tradhtinë që kishte bërë gruaja e tij. Duke kaluar në një shok emocional për tradhtinë e gruas, ai fillimisht e godet bashkëshorten e tij Resmien me një dru pas koke dhe më pas heq rripin e pantallonave dhe e mbyt. Duke parë se gruaja nuk po jepte më shenja jete, 37-vjeçari kërkoi që ta ndihmonte, duke njoftuar familjarët. Në këto kushte, sipas ekspertizës mjeko-lidhore, 31-vjeçarja ka gjetur vdekjen nga asfiksia e shkaktuar nga mbytja e saj me rrip. Sipas banorëve të zonës së Shëngjergjit, Shkëlqim Disha, kishte dyshime të forta se, nga tradhtia e Resmies, një nga katër fëmijët nuk ishte biologjikisht i tij.

Duket se opinioni e ka rënduar më shumë 37-vjeçarin, i cili mbrëmjen e së martës kreu aktin barbar, duke mbytur me rripin e pantallonave gruan e tij dhe në të nëjtën kohë duke lënë jetimë 4 fëmijë të pafajshëm.

Menjëherë pas marrjes vesh së lajmit të rëndë për mbytjen e 31-vjeçares Resmie Dishës në Shëngjergj të Tiranës, të afërmit e saj janë thërritur në policinë e kryeqytetit për të dhënë deklaratat e tyre. Ata janë shprehur përpara grupit hetimor se Shkëlqimi u kishte premtuar disa kohë më parë se, nuk do të prekte Resmien më me dorë dhe, nëse do kishte konflikte ndërmjet tyre ose keqkuptime, atëherë ai do ta kthente nusen te prindërit saj.

“Duam drejtësi dhe nëse ajo nuk vendoset në vend, atëherë do të jemi ne që do ta bëjmë një gjë të tillë. Nuk mund ta besojmë që ai vrau nënën e fëmijëve të tij, të cilët do të rriten jetim”, janë shprehur të afërmit e viktimës. Vëllai i Resmies nuk ka pranuar që motra e tij të varroset në fshatin ku ndodhi krimi pra në Shëngjergj, por e ka tërhequr trupin nga morgu i Tiranës dhe e ka dërguar në qytetin e Lushnjës, ku është shpërngulur nga Librazhdi edhe pjesa tjetër e familjes së viktimë për të bërë ritet mortore. /Shekulli/

Next Post

Keqtrajtohet statuja e Nicki Minaj, të gjithë abuzojnë me të (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt

Studioja ligjore amerikane: Ndjekje penale e padrejtë ndaj Erion Veliajt dhe shkelje sistematike e shtetit të së drejtës

March 13, 2026
Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Trump: Mojtaba Khamenei u plagos, por është gjallë

March 13, 2026
Protesta e Berishës para parlamentit, ish-deputeti i PD: Opozita e paaftë!

Protesta e Berishës para parlamentit, ish-deputeti i PD: Opozita e paaftë!

March 13, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Mars 2026

March 13, 2026
Hoxha takim me të ngarkuarën me punë të SHBA: Shqipëria krah aleatëve për paqen ndërkombëtare

Hoxha takim me të ngarkuarën me punë të SHBA: Shqipëria krah aleatëve për paqen ndërkombëtare

March 13, 2026
Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

March 13, 2026
Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

Avokati: 200 mijë qytetarë nuk votojnë PD-në se nuk duan Berishën

March 13, 2026
Lufta me Iranin, rriti çmimet! SHBA heq përkohësisht sanksionet mbi naftën ruse në det

Lufta me Iranin, rriti çmimet! SHBA heq përkohësisht sanksionet mbi naftën ruse në det

March 13, 2026
Sulm me dron ndaj bazës në Erbil, vritet një ushtar francez

Sulm me dron ndaj bazës në Erbil, vritet një ushtar francez

March 13, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, policia gjen 3 gëzhoja në vendngjarje

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, policia gjen 3 gëzhoja në vendngjarje

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In