Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Një 40 vjeçar, shtetasi Rezart Zani ka dhunuar fizikisht gruan e tij shtatzënë, 39 vjeçaren me inicialet A.Sh. Gruaja ka përfunduar në spitalin ushtarak dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Zani e ka hedhur gruan e tij nga shkallët.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një banesë pranë rrugës Ali Demi në kryeqytet. Policia e Tiranë ka arrestuar 40 vjeçarin./a.k