Aksident tragjik me pasojë 2 të vdekur dhe 7 të plagosur rëndë ndodhi në Tiranë pranë liqenit të Bovillës.
Një automjet tip Fuoristradë është rrëzuar në një humnerë në aksin rrugor Bovillë-Zallherr.
Sipas Policisë së Tiranës, nga aksidenti, mbetën të vdekur shtetasit Zyber Bile 24-vjeç dhe Petrit Bile 40-vjeç.
Ndërkohë në gjendje të rëndë shëndetësore janë 7 persona të tjerë që udhëtonin në mjetin që përfundoi në greminë. Sipas Policisë, në Spitalin e Traumës ku po marrin mjekime ndodhen shtetasit Avni Bile 28-vjeç, Durim Hidaj 30-vjeç, Durim Selami 33-vjeç dhe Beqir Selami 65-vjeç.
Të plagosur kanë mbetur edhe 3 shtetasit e tjerë me inicialet Y.S., S.S., dhe B.M.
Sipas të dhënave viktimat dhe të plagosurit ishin të afërm me njëri-tjetrin.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16.30 minuta, teksa mjeti me targa AA 046 CL, i drejtuar nga shtetasi Petrit Bile, papritur humbi kontrollin dhe u rrëzua nga një lartësi rreth 200 metër, në një një humnerë pranë liqenit të Bovillës.
Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit tragjik.