Dy të rinj u arrestuan pasi iu gjetën doza kanabisi në makinë. Policia e Tiranës bën me dije se në pranga u vunë E. P., 23 vjeç dhe F. R., 26 vjeç, të dy banues në Tiranë.
“Këta shtetas, janë konstatuar në Rrugën e “Dibrës”, ku gjatë kontrollit fizik të ushtruar në automjetin tip “Audi Q7”, me drejtues shtetasin Egli Pashollari, i’u gjet dhe sekuestrua një sasi bime e dyshuar narkotike Cannabis Sativa”- njofton policia.
Në cilesinë e provës materiale u sekuestruan:
– Automjeti tip “Audi Q7” ngjyrë e zezë
– 5 (pesë) telefona celularë të markave të ndryshme
– 10 doza me bimë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.
ma.me











