Policia e Tiranës më në fund ka vënë në pranga një 27 vjeçar në kërkim ndërkombëtar. Orest Qerimaj, shtetas nga Shkodra ka rënë në pranga dje nga blutë e kryeqytetit.
27 vjeçari ishte dënuar me 9 vite burg në Itali, nënë akuzën e pjesëmarrjes në një organizatë kriminale.
“Ky shtetas është shpallur në kërkim nga Zyra e Interpol Tirana, me shkresën e datës 01.08.2016, pasi më datë 02.05.2016, Zyra e Prokurorisë së Udineses ka leshuar urdhërin për ekzekutimin, e vendimit të datës 09.01.2014, të Gjykatës së Udineses, e cila e ka dënuar me 9 vjet, 4 muaj e 20 ditë burg, për Veprat Penale “Pjesmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafik droge”, parashikuar nga Neni 110 i Kodit Penal Italia dhe Neni 73 i Dekretit Presidencial.’, -thuhet në njoftimin e Policisë./java/a.k










