Një ngjarje e pazakontë kriminale ka ndodhur në Tiranë me protagonist një 16-vjeçar.
Ai i kishte vendosur gjobë drejtorit të një shkolle në Tiranë duke e kërcënuar me jetë. I riu u arrestua në momentet kur po merrte 200 mijë lekë nga 55-vjeçari R.M.
Njoftimi i policisë:
Më datë 17.08.2016, u arrestua në flagrancë shtetasi A .Xh, 16 vjec (i mitur), banues në Sharrë Tiranë.
Arrestimi i tij u be sepse në orën 10:00, tek shkolla 9 vjeçare ”Shyqyri Peza” Kombinat, u kap në flagrancë në momentin që po merrte shumën e 200.000 lekëve, në formën e kërcenimit (gjobvënies) nga shtetasi R. M,55 vjec , banues në Vaqarr Tiranë, Kombinat. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy celular. Neni 109/b i K.P.