Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në periferi të Tiranës, fatmirësisht pa të lënduar. Dy makina, një Benz dhe një Ford, dyshohet të jenë përplasur dhe kanë dalë nga rruga në kryqëzimin Lankas-Bërxullë, si pasojë e lagështisë në rrugë. Makinat kanë pësuar dëme të mëdha. Sakaq, vijojnë hetimet e policisë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
ma.me











