Një 14 vjeçar me inicialet B.G është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka rrahur një bashkëmoshatar të tij në shkollën 9vjeçare Qazim Turdiu. Por nuk e ka lënë me kaq. Pasi ka rrahur 15 vjeçarin me inicialet M.M në ambientet e shkollës, më pas është konfliktuar dhe me të ëmën e tij në rrugën Egnatia, pas më larg Qazim Turdiut.
14 vjeçari ka goditur fizikisht gruan 31 vjeçare si dhe ka kryer veprime të turpshme.
Pas denoncimit nga e reja, 14 vjeçari është arrestuar ditën e djeshme në orët e darkës. Ngjarja ka ndodhur në mesditë ditën e djeshme. I mituri akuzohet për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” në dëm të moshatarit të tij dhe “Dhunë në familje” e “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, në dëm të së ëmës. /java/a.k