Një 21-vjeçar përfundoi në spital këtë të mërkurë në Tiranë, pasi u dhunua me sende të forta.
Burime zyrtare të policisë thonë se ngjarja ndodhi rreth orës 21:30, në zonën e Shkozës.
I riu u dhunua me sende të forta nga persona ende të paidentifikuar dhe për shkaqe momentalisht të paqarta. Ai ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 18.10.2023, rreth orës 21:30, në Shkozë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta shtetasin H. Xh., 21 vjeç, dhe më pas janë larguar. Si pasojë 21-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar”, thuhet në një njoftim për mediat.
/a.r