• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tirana zgjerohet me kulla, popullsia u shtua me vetëm 1.7 mijë banorë në 2024

by A R
22/09/2025 08:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vit pas viti, kryeqyteti po e humbet rolin e vet si qendër graviteti për popullsinë e qarqeve të tjera. Ritmet e rritjes së popullsisë në Tiranë po bien vit pas viti, teksa emigrimi i trurit është në rritje.

Në 1 janar 2025 popullsia e qarkut të Tiranës arriti në 759,981 banorë ose 1,766 më shumë se në 1 janar 2024. Kjo rritje është shumë larg shtesës gati prej rreth 18 mijë banorësh të rinj në vitin 2015.

Teksa rritja e popullsisë së Tiranës po shterron, ndërtimet nga ana tjetër kanë pësuar rritje jo të zakontë.

Në 2024, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit arriti një nivel rekord prej mbi 1.9 milionë metra katror. Kjo është sipërfaqja më e lartë e dhënë ndonjëherë për ndërtim për kryeqytetin, të paktën që nga viti 2005, kur INSTAT raporton të dhënat për Tiranën.

Edhe gjatë pjesës së parë të këtij viti, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit (KKTU) ka dhënë leje të shumta për kulla e komplekse në Tiranë, që nuk janë reflektuar ende në të dhënat zyrtare të INSTAT. Ky i fundit ka raportuar vetëm lejet e dhënat nga Bashkia, që miraton ndërtimet me kate të ulëta.

Vendimet e KKTU, turizmi nxit shumëkatëshit në bregdet, shtohen edhe kullat nëpër Tiranë

Teksa Tirana po zgjerohet në periferi me komplekse vila dhe komplekse rezidenciale në qendër po ndërtohen kulla të larta. Të dhënat tregojnë se volumi i ndërtimeve po ecën në kah të kundërt me rritjen e popullsisë. Vitet e fundit emigracioni nga kryeqyteti për jashtë vendit është rritur nga kostot më të larta të jetesës. Gjithnjë e më shumë persona të arsimuar po largohen nga Tirana për karrierë në vende e tjera dhe për arsim më të mirë për fëmijët.

Popullsia e Shqipërisë në 1 janar 2025 u tkurr me mbi 27 mijë persona në krahasim me 1 janar 2024. Rënia ishte e fortë në qarqe si Elbasani, Korça, Lezha dhe Dibra që kanë tkurrje me mijëra banorë brenda një viti. Edhe Vlora ka vijuar trendin në rënie, duke kaluar nga 145 mijë banorë në vitin 2024 në rreth 144 mijë këtë vit.

Rënia më e fortë është regjistruar në qarkun Elbasan, ku popullsia ka zbritur nga mbi 231 mijë në 226 mijë, ndërsa Korça ka humbur mbi 3 mijë banorë. Kukësi dhe Gjirokastra shfaqin gjithashtu një tendencë tkurrje.

Në kontrast me këtë trend, Tirana ka regjistruar një rritje të papërfillshme, ky ndryshim prej më pak se 2 mijë banorësh e lë popullsinë e kryeqytetit pothuajse të pandryshuar, pavarësisht faktit se ndërtimet e reja janë shtuar ndjeshëm vitet e fundit.

Ekspertët e pasurive të paluajtshme pohojnë se një faktor që ka nxitur blerjet në kryeqytet mbeten dhe emigrantët, apo dhe të huajt, që blejnë për qëllime investimi./Marrë nga Monitor

Next Post
Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 16-vjeçari shqiptar (EMRI)

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 16-vjeçari shqiptar (EMRI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ktheu shtëpinë në laborator droge dhe shiste kokainë pranë supermarketeve, arrestohet shqiptari në Itali

Ktheu shtëpinë në laborator droge dhe shiste kokainë pranë supermarketeve, arrestohet shqiptari në Itali

March 18, 2026
Izraeli shënjestron policë të Hamas-it, 10 oficerë të vrarë që nga fillimi i luftës

Izraeli shënjestron policë të Hamas-it, 10 oficerë të vrarë që nga fillimi i luftës

March 18, 2026
“Guxim dhe drejtësi”/ Kryetari i Knessetit përgëzon Ramën për qëndrimin ndaj Iranit

“Guxim dhe drejtësi”/ Kryetari i Knessetit përgëzon Ramën për qëndrimin ndaj Iranit

March 18, 2026
Vrasja e Ilaria Sulës nga ish-i dashuri, hetuesit ngren dyshime edhe për të atin e Mark Samson

“E godita disa herë, nuk bërtiti shumë”, 24-vjeçari që vrau Ilaria Sulën flet në gjyq! Avokatja Halili zbërthen skenarin

March 18, 2026
Shiste kokainë dhe heroinë në disa zona të Tiranës, arrestohet 37-vjeçari

Shiste kokainë dhe heroinë në disa zona të Tiranës, arrestohet 37-vjeçari

March 18, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Rilinde partinë, në 22 Mars zoti Berisha

March 18, 2026
Karburantet / Malaj paralajmëron: Nëse konstatohen abuzime, rikthehet Bordi i Transparencës

Karburantet / Malaj paralajmëron: Nëse konstatohen abuzime, rikthehet Bordi i Transparencës

March 18, 2026
Rama dënon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Regjimi i Teheranit duhet izoluar nga çdo cep i botës!

Rama replikon me Konfindustrinë: Veç pensionistët mund të kërkojnë më shumë se çfarë iu takon!

March 18, 2026
Tregjet e naftës në pritje të reagimit të Iranit

29 përqind rritja e çmimit me pakicë të karburantit në SHBA, që nuk importon karburant…

March 18, 2026
Rama: Ulja e taksës së qarkullimit do rëndonte qytetarët, do paguanin 4-fishin e asaj që paguajnë sot

Rama: Ulja e taksës së qarkullimit do rëndonte qytetarët, do paguanin 4-fishin e asaj që paguajnë sot

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In