• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tirana vlerësohet në Holandë, Veliaj: Tregues se Shqipëria e meriton BE-në

by Java News
21/05/2018 19:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbjellja e mbi 122 mijë pemëve, kthimi i qendrës së qytetit në pedonale, shtimi i lulishteve dhe këndeve të lojrave, e kanë renditur Tiranën si qyteti që ka bërë më shumë ndryshime mjedisore në vitin e fundit. Vlerësimi për kryeqytetin shqiptar vjen në prag të hapjes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, nga Utrechti i Hollandës, ku kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte i ftuar në takimin e kryetarëve të bashkive, i cili u mbajt në Javën e Gjelbër të BE-së.

Të pranishëm në këtë event të rëndësishëm për qytetet në ndryshim ishin edhe Komisioneri i BE-së për Mjedisin, Karmenu Vella, Drejtori Ekzekutiv i UNEP-it, Erik Solheim, kryetari i Bashkisë së Utrecht-it, Jan van Zanen, si dhe përfaqësues të qeverisë dhe parlamentit holandez.

Kryebashkiaku Veliaj dhe homologu i tij në Utrecht, diskutuan në panelin kryesor të takimit të kryebashkiakëve me temë: “Të gjelbërojmë qytetet së bashku”. Veliaj prezantoi politikat mjedisore që po ndjek Tirana dhe se si qyteti është bërë më miqësor me fëmijët, të rinjtë dhe të gjithë ata që duan natyrën. “Është kënaqësi e veçantë që jemi në Utrecht, ku Tirana u përzgjodh si një nga qytetet që po bën revolucion në gjelbërim dhe ekonominë e qëndrueshme. E them këtë sepse sapo filloi java evropiane e qyteteve të gjelbërta dhe fakti që Utrechti prezantoi Tiranën si dy nga qytetet që kanë bërë një revolucion në botë, Utrechti në vitet ‘60, ‘70, ‘80 dhe Tirana në vitet e fundit, na bën të ndjehemi vërtet krenarë”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Ai theksoi se ky vlerësim më së shumti shkon për qytetarët e Tiranës, të cilët kanë përqafuar politikat mjedisore të Tiranës, siç ishte edhe aksioni për mbjelljen e pemëve. “Shpreh mirënjohjen time për të gjithë qytetarët e Tiranës që e prodhuan këtë histori suksesi. Në fund të ditës bashkia ka vetëm një thelë të kontributit për gjelbërimin apo ndryshimin e mentalitetit. Pjesën më të madhe, si ajo për mbjelljen e mbi 120 mijë pemëve, e kanë qytetarët e Tiranës. Ndihem i bekuar që administrata jonë punon në një qytet ku njerëzit e përqafojnë ndryshimin, ku duke filluar nga fëmijët e deri tek të moshuarit, kujdesen për qytetin, e ndjejnë si të tyrin, dhe besoj që fushata e madhe e pemëve mori jo vetëm një vlerësim këtu në Javën Evropiane të Qyteteve të Gjelbërta, por besoj merr çdo ditë uratën dhe vlerësimin e qytetarëve tanë që sot jetojnë në një qytet më të jetueshëm. Por, unë besoj se më e mira është përpara”, tha Veliaj.

Gjatë takimeve që pati me përfaqësuesit e qeverisë dhe parlamentit holandez, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u kërkoi autoriteteve holandeze të shohin me dashamirësi hapjen e negociatave me Shqipërinë. Sipas tij, kjo do të sillte një avancim të reformave të nisura nga qeveria shqiptare.

“Unë besoj se qeveria shqiptare ka prezantuar një argument shumë të mirë të mënyrës se si kemi reformuar vendin, shtetin, por edhe ne si kryetarë bashkie se si kemi reformuar qytetet. Për shumë nga përfaqësuesit e qeverisë holandeze apo edhe të Komisionit Europian që ishin këtu sot, teksa shikojnë se si po reformohet shteti ynë nga qeveria shqiptare dhe qytetet tona nga bashkitë, besoj që kanë parë filizat e çfarë do të thotë krijimi i një qyteti dhe një shteti realisht evropian. Nëse do të vazhdojmë të tregojmë historinë e transformimit të shtetit dhe qyteteve tona besoj që do e kemi më të thjeshtë teksa negociojmë anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimit Europian”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës shtoi se vlerësimi që mori kryeqyteti në Utrecht na jep motivim që aksioni i mbjelljes së pemëve të vazhdojë edhe më tej, për t’u kthyer në një nismë të përhershme deri në krijimin e Pyllit Orbital.

“E nisëm me 120 mijë pemë, por gjersa të mbyllim gjithë projektin tonë të Pyllit Orbital duhen rreth 2 milionë pemë. Do të thotë se mbjelljen e pemëve do ta kthejmë në një nismë vjetore, nga fillimi i tetorit deri në fund të marsit. Nëse vazhdojmë me ritmin këtë vit me 120 mijë pemë, nuk do të jemi larg nga dita që do të jemi një qytet si Utrechti apo si shumë qytete të tjera që e filluan këtë proces para 40-50 vitesh”, deklaroi Veliaj.

a.ç

Next Post

Horoskopi javor, 21 maj-27 maj 2018. Ja shenjat më me fat për këtë javë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendet eksportuese të naftës rrisin prodhimin me 206 mijë fuçi në ditë, por eksportet nga Gjiri Persik mbeten të bllokuara

Vendet eksportuese të naftës rrisin prodhimin me 206 mijë fuçi në ditë, por eksportet nga Gjiri Persik mbeten të bllokuara

April 5, 2026
Pas më shumë se 2 muajsh i shtruar në spital, ndërron jetë drejtori i komanduar i Burgut të Durrësit

Pas më shumë se 2 muajsh i shtruar në spital, ndërron jetë drejtori i komanduar i Burgut të Durrësit

April 5, 2026
Izraeli godet më shumë se 120 objektiva iraniane në 24 orët e fundit

Izraeli godet më shumë se 120 objektiva iraniane në 24 orët e fundit

April 5, 2026
Çfarë janë raketat ‘stealth Jassm-Er’ dhe pse SHBA kanë vënë në përdorim arsenalin e tyre kundër Iranit?

Çfarë janë raketat ‘stealth Jassm-Er’ dhe pse SHBA kanë vënë në përdorim arsenalin e tyre kundër Iranit?

April 5, 2026
“Nuk ka zgjidhje të shpejtë për krizën në Iran”, pse aleatët hezitojnë ta ndihmojnë Trump-in?

Dritë në fund të tunelit? Trump: Ka gjasa të mira për një marrëveshje me Iranin nesër

April 5, 2026
7 kg kokainë në çantë shpine, 44-vjeçari shqiptar kapet me drogë gjatë një kontrolli rutinë në Itali

7 kg kokainë në çantë shpine, 44-vjeçari shqiptar kapet me drogë gjatë një kontrolli rutinë në Itali

April 5, 2026
Vuçiç: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit në kufi me Hungarinë

Vuçiç: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit në kufi me Hungarinë

April 5, 2026
A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

April 5, 2026
Rriten prenotimet në Vlorë, operatorët: Situata në Lindjen e Mesme favorizon shtimin e turistëve

Rriten prenotimet në Vlorë, operatorët: Situata në Lindjen e Mesme favorizon shtimin e turistëve

April 5, 2026
Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In