Tirana solidarizohet me Ukrainën.
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka postuar në rrjetin social Facebook, foto të disa qytetarëve ukrainas në vendin tonë që kanë kërkuar paqe për vendin e tyre.
“Si kryetar i Bashkisë së Tiranës, jam shumë krenar për banorët tanë ukrainas! I lumtur që ata kanë krijuar jetët e tyre këtu, por duhet të jenë në gjendje ta bëjnë këtë edhe në atdheun e tyre. Bashkia solidarizohet me të drejtën e çdo qytetari ukrainas për të qenë të lirë” – shkruan Veliaj.
/a.r