• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Tirana s’ka nevojë për programe mashtrimi si ai 2011-2015”/ Veliaj: Transformohet blloku i banimit në Njësinë 7

by Java News
23/09/2020 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trotuaret e reja, kanalizimet, ndriçimi dhe sinjalistika i kanë ndryshuar faqen bllokut të pallateve, që njihen si “ish-Nyja e Betonit” në Njësinë 7. Investimi i Bashkisë së Tiranës është një premtim i mbajtur për banorët e zonës, të cilëve u është rritur edhe vlera e pronës. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se situata ka ndryshuar si nata me ditën dhe katet e para të pallateve, që dikur ishin shkretë, sot janë shitur.

“Më kujton një projekt të ngjashëm, Bulevardin “Taulantia” në Njësinë 2. Është një zonë, e cila po transformohet, ku kemi kuptuar se improvizimet e viteve ‘90 nuk shkojnë më. Sot jemi në një situatë ku kemi trotuare më të gjerë, por edhe rrugë të bollshme me vende parkimi, e qarkullim në të dyja anët”, tha Veliaj.

Ai shtoi se ky është një tjetër premtim i mbajtur, që tregon se bashkia fokusohet te puna, teksa përfaqësuesit e opozitës shqetësohen për listat e deputetëve.

“Kur disa po shqetësohen për listat e deputetëve, ne shqetësohemi për listën e punëve. Lista e punëve është më e rëndësishme se lista dhe renditja e deputetëve. Kush ka sy e sheh se kush është për punë e kush për llogje. Kush është këtu, si në ditë me diell, si në ditë me shi, e kush është në plazh, si në diell e si në shi, dhe hallin më të madh e ka ku do jem në listë dhe jo ku është lista e punëve që do të bëjmë për qytetin. Në fund, qytetarët vlerësojnë listën e punëve, siç do mbahet mend që ata që merren sot me listat e deputetëve, nuk bënë asnjë punë kur drejtonin Tiranën”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku sqaroi edhe çështjen e punimeve në Unazë, duke siguruar familjet që preken nga projekti, se do të marrin ose kompensim ose një strehë.

“Platforma jonë në këto 215 ditë është puna, puna, puna! Sepse këtë vlerësojnë njerëzit. Për banorët e Njësisë 7 dua të sqaroj edhe projektin e Lanës: tashmë kemi negociuar dhe e kemi marrë kredinë, do të fillojmë punimet. Kush ka letra, do të marrë kompensimin sipas të gjitha rregullave të shtetit dhe vlerës së tregut. Kush ka nevojë për strehim, do të ndërtojmë në buzë të projektit të ri, por jo në buzë të Lanës, por të rrugës së projektit të ri, pallate dhe banesa për të akomoduar të gjithë ata banorë që do ikin nga një favela në buzë të Lanës, që në ditët me shi si kjo e sotmja përmbytet. Projekti jo vetëm që nuk është hall, por është zgjidhje. Unaza do të zgjatet, siç po zgjatet në Shkozë. Asnjë familje nuk do të ngelet jashtë: ose do kompensohet, nëse zgjedhim kompensimin, ose do marrin apartamente”, tha Veliaj.

Ai siguroi se bashkia do të vijojë të paguajë familjet e prekura nga tërmeti, deri në ditën që do të marrin çelësin e banesës së re në dorë.

“Dua t’i siguroj të gjithë qytetarët se do të vazhdojmë të paguajmë paratë e qirave për tërmetin, deri në ditën që do marrin çelësin e shtëpisë në dorë. E kuptoj që një pjesë e vogël janë spekulantë dhe bashkëpunojnë me spekulantët e partive të listave dhe të gjumit, për të thënë “kap ça të kapësh”, se mos kapin ndonjë lek tjetër. Por, teksa PD rrëmon këto raste të gënjeshtërta dhe i përdor mish për top, kam një pyetje: Po për njerëzit e ndershëm do flasim ndonjëherë? Nëse alternativa që kanë është gjumi, pushimet e stërzgjatura, Holanda, 4 vilat që mori gjatë kohës së tërmetit, pasuria që shtuan gjatë kohës së pandemisë, ku të gjithë njerëzit u tkurrën, dhe spekulimi me mashtrues të vegjël, atëherë më mirë t’i thonë lamtumirë edhe Tiranës, edhe listave, se s’kanë asnjë shans. Tirana nuk pranon programe mashtrimi si ai që kishim në mandatin 2011-2015”, nënvizoi Veliaj.

Mandej, kreu i Bashkisë sqaroi edhe konceptin e ri të lëvizjes për makinat dhe biçikletat në “Rrugën e Durrësit.

“Rruga nuk do të ketë dy korsi biçikletash, por vetëm një. Arsyeja pse e kemi zënë edhe një korsi tjetër është sepse ndërmarrja që po shtron pllakat bën ngarkim-shkarkim në një rrugë ku njerëzit ecin me shpejtësi. Në fund do jenë tre korsi për mjetet e motorizuara dhe vetëm një korsi për biçikletat. Për ata që hynin në Tiranë hynin vetëm me dy korsi, tani do hyjnë me tre”, sqaroi Veliaj.

Ndërkaq, Bashkia e Tiranës po negocion me pronarët e tokës pranë rr. “Ndre Mjeda” edhe për ndërtimin e një këndi të ri lojërash.

g.kosovari

Next Post
Vendimi i ri i Bashkisë Pogradec: Hiqet takasa për hapësirën publike për baret dhe restorantet

Vendimi i ri i Bashkisë Pogradec: Hiqet takasa për hapësirën publike për baret dhe restorantet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

February 7, 2026
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

February 7, 2026
Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

February 7, 2026
“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

February 7, 2026
Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

February 7, 2026
Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

February 7, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

Kush është mësuesi që shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

February 7, 2026
Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In