• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Tirana, shumë kandidatë, asnjë projekt

by
22/04/2015 17:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Skënder Minxhozi
Tirana është një qytet që ka nevojë të njohë jo vetëm emrat e kandidatëve, por edhe projektet e tyre. Ta ngushtosh garën vetëm tek emrat e garuesve, nuk ke bërë zgjedhjen e mirë për qytetin
Nga zgjedhjet e 21 qershorit na ndajnë ende diçka më pak se tre muaj. Partitë e mëdha po përgatiten për një garë e cila do të ketë më shumë rëndësi si një test politik për palët, sesa si një zhvillim me peshë në fatet e vendit. Do të votohet për herë të parë mbi bazën e hartës së re territoriale, e cila krijoi shumë fërkime në gjysmën e parë të vitit të shkuar, por që tani është pranuar nga të gjitha forcat politike.
Një ndër betejat më interesante të zgjedhjeve lokale është tradicionalisht ajo e Tiranës. mjafton të kujtohet se në zgjedhjet e shkuara, në vitin 2011, numërimi i votave mes Ramës dhe Bashës nxorri fillimisht fitues të parin me vetëm dhjetë vota, çka u përmbys nga kandidati i dytë përmes një procedure hileqare dhe të pabesueshme. “U ndryshuan rregullat e lojës, pas përfundimit të lojës”, u shpreh një zyrtar i lartë amerikan me atë rast.
Këtë rradhë gara e Tiranës paraqitet si një situatë simetrike, por e përmbysur. Në 2011 ishte Rama ai që garonte si kryebashkiak, duke qenë njëherësh kryetar i opozitës. Në pozitën e tij identike, ndodhet aktualisht Lulzim Basha, njëherësh kryetar bashkie dhe kryetar i partisë më të madhe të opozitës.
Përtej kësaj rrethane kurioze, ajo që po ndodh në dy shtabet politike, ngjason sërish (fatkeqësisht) me precedentët e viteve të shkuara. Sidomos përsa i përket mënyrës sesi partitë e mëdha po veprojnë për të zgjedhur kandidatët. Në zgjedhjet e përgjithshme, duke parë edhe skemën përzgjedhjes dhe të votimit, PD e PS i kanë dorëzuar në KQZ listat e kandidatëve në minutën e fundit. Mbahen mend zgjedhjet e vitit 2009, kur përfaqësuesit e dy forcave politike hynë në dyert e Pallatit të Kongreseve me lista në duar, vetëm në orët e fundit të afatit të parashikuar në ligjin elektoral.
Është e kuptueshme loja taktike që bëhet me kandidatët. Partitë ruajën në distancë njëra-tjetrën, për t’ja përshtatur kandidatin e tyre, emrit që do të vendosë në listë pala tjetër. Por nëse shohim atë që ndodh aktualisht me Tiranën, ku një kryetar partie dhe bashkie heziton të deklarojë nëse do rikandidojë ose jo, apo kur partia në pushtet vijon të bëjë sondazhe me emra të vërtetë ose të rremë, për të kuptuar se loja taktike ka kaluar caqet e një logjike normale.
Tirana është një qytet që ka nevojë të njohë jo vetëm emrat e kandidatëve, por edhe projektet e tyre. Ta ngushtosh garën vetëm tek emrat e garuesve, nuk ke bërë zgjedhjen e mirë për qytetin. Teksa PD përkundet në dilemën “Basha ose jo”, PS nga ana e saj, më saktë kryeministri Rama, lëkundet edhe ai mes zgjedhjes së një emri. Listës së disa ministrave apo zyrtarëve të tjerë të lartë, të cilët për hir të së vërtetës janë të vetmit që dalin para zgjedhësve me një produkt konkret, i janë shtuar këto orë edhe partiakë që rreken të dalin mbi ujë vetëm falë patericave të klaneve që kanë pas vetes. Nëse Rama zgjedh të kandidojë në Tiranë persona që mbështeten tek të tjerët, me parë sesa tek vetja, ai do të bëjë një gabim jo të vogël taktik, që mund të çonte vota tek të tretët. Më së pari tek kandidaturat e pavarura, të cilat identifikohen këto orë me emrin e Gjergj Bojaxhiut. Një pretendent serioz ky, për të mbledhur një pjesë të votës së protestës në qytet.
Kryeqyteti meriton një garë emrash, por edhe projektesh. Vetëm kështu në 21 qershor do të mund të votojmë bashkiakun me idetë dhe vizionin e tij dhe jo vetëm konjukturën politike që e ka zgjedhur.
Next Post

Rama në Fier: Arsimi profesional, mundësi e vërtetë punësimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kisha 3 ditë pa ngrënë…”, futbollisti rrëfen si e shpëtoi Jasir Asani në Iran, Klubi e braktisi

“Kisha 3 ditë pa ngrënë…”, futbollisti rrëfen si e shpëtoi Jasir Asani në Iran, Klubi e braktisi

March 4, 2026
Porosia e dështuar! U nisën me motor për të shpërndarë drogë, policia u gjen edhe arsenalin e armëve

Porosia e dështuar! U nisën me motor për të shpërndarë drogë, policia u gjen edhe arsenalin e armëve

March 4, 2026
Irani sulmon me raketë balistike Turqinë, rrëzohet nga sistemet mbrojtëse të NATO-s

Irani sulmon me raketë balistike Turqinë, rrëzohet nga sistemet mbrojtëse të NATO-s

March 4, 2026
Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Rama: Shqipëria po konsolidohet gjithnjë e më shumë në hartën e turizmit ndërkombëtar

March 4, 2026
Peleshi: Emigrantët tanë në Greqi dhe minoriteti grek, ura të sigurta miqësie e bashkëpunimi

Peleshi: Emigrantët tanë në Greqi dhe minoriteti grek, ura të sigurta miqësie e bashkëpunimi

March 4, 2026
Banda e Laert Haxhiut, një nga dëshmitarët flet në gjyq për vrasjen e Çajup Selimit

Banda e Laert Haxhiut, një nga dëshmitarët flet në gjyq për vrasjen e Çajup Selimit

March 4, 2026
Shtyhet ceremonia për varrimin e Khameneit

Shtyhet ceremonia për varrimin e Khameneit

March 4, 2026
Nga mungesa e fjalimeve te marshimet në rrugë e ngujimi para Kryeministrisë/ Skenarët e protestës së opozitës

Molotovë në protestën e opozitës, Ambasada Amerikane: Aktorët politikë të refuzojnë dhunën

March 4, 2026
CNN: SHBA-të sapo rrëzuan dy aleatë të Kinës brenda dy muajsh. Pse Pekini ka bërë shumë pak për këtë?

CNN: SHBA-të sapo rrëzuan dy aleatë të Kinës brenda dy muajsh. Pse Pekini ka bërë shumë pak për këtë?

March 4, 2026
Arrestohen tre persona në Shkodër, policia sekuestron armë, municion luftarak dhe lëndë narkotike

Arrestohen tre persona në Shkodër, policia sekuestron armë, municion luftarak dhe lëndë narkotike

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In