• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Tirana po ecën me shpejtësi të jashtëzakonshme”, Veliaj për protestën e opozitës: Dogjën një monument kulture, akt jo patriotik

by Java News
27/04/2024 20:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Veliaj nënvizoi se Shqipëria dhe Tirana janë kantiere të jashtëzakonshme pune dhe transformimi.

“Apeli im për administratën është fokusi te puna. Këto molotovët do të konsiderohen si ndeshja e derbit kur hidhen flakadanë, por puna do mbetet, veprat do mbeten. Ajo që mund të them për protestën është se ky është një është një vend i lirë, por mos ia merrni fytyrën Tiranës. Habitem me gëzimin e disa njerëzve që të shahet Tirana, të shahet Shqipëria…. Shqipëria nuk është me tapi e Edi Ramës dhe Tirana nuk është me tapi e Lali Erit. Shqipëria dhe Tirana janë kantiere të jashtëzakonshme Transformimi, ku kryeministri me vizionin e tij dhe administrata e bashkisë me vizionin e saj, po i bëjnë këto transformime. Kur shikon disa njerëz që eksitohen jashtë mase, gëzohen se si qytetit apo shtetit tënd i vihen stërkëmbësha, më duket gjesti më jopatriotik”, theksoi Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se punët në kryeqytet po ecin me shpejtësi të madhe, ndërkohë që një grusht njerëzish duan që t’i marrin fytyrën Tiranës

“Më vjen keq që, teksa Tirana ecën me shpejtësi të jashtëzakonshme, disa qyqarë që kanë ngelur mbas Saliut dhe Ilirit po humbasin vitet më të dobishme të jetës. Unë e di se puna që bëj është një punë shumë polarizuese. Por, në fund të ditës, pyetja është se çfarë mbetet nga puna e çdo njerit? Ai shesh aty do mbetet, Pazari i Ri do mbetet, 40 shkollat do ngelen, këndet e lodrave do mbeten, Bulevardi po – të gjitha investimet që kemi bërë – Parku i Farkës, Kopshti Zoologjik, Kopshti Botanik. Pyetja është, nëse i adresohesh një njeriu të thjeshtë, çfarë ka bërë për ty Ilir Meta, që e ka kthyer gjithë këtë histori si “Përputhen” dhe “S’përputhen”? Pra, në një dramë kalamajsh, një dramë njerëzish të papjekur. Më thuaj një shkollë, një kopësht, një çerdhe që kanë bërë ata? Merr rrugën “Mustafa Matohiti”, ku ajo shkolla “Kosova” ngjitur me dritaren e Saliut është prova më ulëritëse e diferencës sonë. Ishte parking për t’u bërë pallat i tyre. U shpronësua për t’u bërë shkollë nga ne”, tha Veliaj./m.j

Next Post
Shpërthen bombola e gazit në Shkodër, pëson lëndime një grua

Shpërthen bombola e gazit në Shkodër, pëson lëndime një grua

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kadare, Chronotope-ja që ka ngrirë tri minuta të një epoke

Protagonizmi nacional-romantik i Edi Ramës

February 20, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

February 20, 2026
Dy ngjarje kriminale brenda 10 minutash në Tiranë, policia jep detaje

Dy ngjarje kriminale brenda 10 minutash në Tiranë, policia jep detaje

February 20, 2026
Mallra kineze ngado, forcohen masat ndaj kontrabandës dhe falsifikimeve

Mallra kineze ngado, forcohen masat ndaj kontrabandës dhe falsifikimeve

February 20, 2026
Frikë në Sivas: Rey Manaj përfshihet në aksident, zbulohet ç’ndodh me sulmuesin kuqezi

Frikë në Sivas: Rey Manaj përfshihet në aksident, zbulohet ç’ndodh me sulmuesin kuqezi

February 20, 2026
Vrasja në Elbasan, “blindohet” juglindja, policia në kërkim të autorëve

Vrasja në Tiranë, Egli Pashollari u godit sapo doli nga makina, mes autorëve një vajzë

February 20, 2026
“Askush nuk guxon t’i afrohet Amerikës”, Trump dërgon CIA-n në Venezuelë, Maduro mbledh ushtrinë

Gjykata e Lartë e SHBA rrëzon tarifat globale të Donald Trump: Tejkaloi kompetencat ligjore!

February 20, 2026
“20 shkurti, dita e rrëzimit të diktatorëve” Berisha dhe Noka: Të gjithë në shesh në orën 18:00

“20 shkurti, dita e rrëzimit të diktatorëve” Berisha dhe Noka: Të gjithë në shesh në orën 18:00

February 20, 2026
“PD të radikalizojë veprimet”, Balliu: Duhen ca protesta ndryshe, jo si ato që kemi bërë deri tani

Balliu: Populli vetëmbrohet, nuk ushtron dhunë. Protestat do të përshkallëzohen

February 20, 2026
EMRI / Sherr në Tiranë mes disa personave, vritet me thikë 32-vjeçari tek ’21 Dhjetori’

EMRI / Sherr në Tiranë mes disa personave, vritet me thikë 32-vjeçari tek ’21 Dhjetori’

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In