• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Tirana pikë graviteti për të gjithë rajonin”/ Veliaj flet në “Forumin e Qyteteve të Paqes” në Bazel

by Java News
10/01/2020 12:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte në Bazel, në “Forumin e Qyteteve të Paqes”, ku prezantoi projektet për Tiranën e 100 viteve të ardhshme.

Veliaj tha se festimi i 100 vjetorit të Tiranës nuk do të jetë vetëm një kujtim historik. “Sapo mbaruam një prezantim të Tiranës në ‘Forumin e Qyteteve të Paqes’ në Bazel, një ndër qytetet që jo vetëm ka investuar në kulturë, arte, në bashkëpunimin mes bashkive të të gjithë Evropës, por që ka firmën historike të shumë prej eventeve të mëdha që kanë shënjuar historinë e botës. Ndaj, ishte një kënaqësi e madhe ta prezantoja Tiranën në këtë 100 vjetor, si një qytet i paqes, si një qytet me harmoni fetare, i cili është zhvilluar me hapa galopantë, që nga krijimi para 100 viteve e deri në kohët moderne. Ne do të bëjmë një tur në gjithë Evropën për ta kthyer Tiranën në një epiqendër të aktiviteteve për 100 vjetorin e saj. Një mënyrë për të festuar 100-vjetorin e Tiranës nuk është vetëm kujtimi historik për çfarë ka ndodhur në Tiranë në 100 vite, por edhe për të projektuar Tiranën e 100 viteve që vijnë”, tha Veliaj.

Ai shtoi se Tirana, në 100 vitet e saj të dyta si kryeqytet, futet me një energji të jashtëzakonshme për të ecur edhe më lart. “Teksa futemi në shekullin e dytë të Tiranës, do ta kemi vendosur si një pikë graviteti për të gjithë rajonin tonë, jo vetëm për ekonomi dhe turizëm, por edhe për art e kulturë, për të kulmuar në vitin 2022 kur do të kemi një mundësi fantastike për të qenë Kryeqyteti Europian i Rinisë dhe për të treguar se Tirana në 100 vitet e dyta të saj vjen me një energji të jashtëzakonshme për të ecur edhe më lart”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë shprehu rëndësinë për ta shndërruar Tiranën edhe në një qendër të zhvillimit të konferencave dhe të aktiviteteve ndërkombëtare, që do e promovonte atë edhe më shumë në botë. “Mezi pres që Tirana të jetë një skenë e aktiviteteve nga e gjithë bota, ku do të shfrytëzojmë jo vetëm faktin që kemi 100 vjetorin si Kryeqytet, se jemi Kryeqytet Evropian i Rinisë për vitin 2022, apo që kemi kryesinë e OSBE-së, por edhe si një mundësi fantastike, që në të gjitha forumet dhe shoqatat ku bashkitë marrin pjesë, ta kthejmë Tiranën në një epiqendër të vëmendjes për një lloj të ri turizmi, përveç atij veror apo të aventurës, në një turizëm për seminare, konferenca dhe për aktivitete”, tha ai.

Ndërkaq, për 100 vjetorin e saj, Tirana do ketë një kalendar me organizime, si lokale ashtu edhe ndërkombëtare. “Ne do të fillojmë me një tur duke nisur nga data 6 shkurt, ku u bë lajmërimi i Tiranës kryeqytet në Lushnjë, për të bërë një mini-tur brenda Shqipërisë, nga Lushnja në Rrogozhinë, Shijak e Kavajë, pra në të gjitha qytetet ku ka kaluar qeveria e asaj kohe për t’u transferuar në Tiranë. Por, teksa futemi në shekullin e dytë të Tiranës, jemi gjithnjë e më shumë një qytet më kozmopolitan”, theksoi Veliaj.

g.kosovari

Next Post
VIDEO+FOTO/ “Gëzuar Vitin e Ri”, Emigrantët nuk ndalen, momenti kur 5 persona zbresin nga kamioni në Britani

VIDEO+FOTO/ "Gëzuar Vitin e Ri", Emigrantët nuk ndalen, momenti kur 5 persona zbresin nga kamioni në Britani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vizita në Izrael, Rama takim ‘kokë më kokë’ me Netanyahun, fjalim historik në Knesset

Vizita në Izrael, Rama takim ‘kokë më kokë’ me Netanyahun, fjalim historik në Knesset

January 26, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

January 25, 2026
Fatos Nano!

Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

January 25, 2026
Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

January 25, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

January 25, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

21 janari, truku shihet, por nuk është!

January 25, 2026
“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In