• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tirana përzgjidhet nga Forumi Botëror i Urbanistikës si një nga 3 qytetet që ka pësuar më shumë ndryshime

by A R
09/02/2018 13:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tirana është përzgjedhur nga Forumi Botëror i Urbanistikës, si një nga 3 qytetet që, bashkë me Newcastle-in e Australisë dhe Panama City-n e Panamasë, ka pësuar më shumë ndryshime vitin e fundit. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi një vizitë dy ditore në Kuala Lumpur të Malajzisë, si i ftuar në Forumin Botëror të Urbanistikës për të prezantuar arritjet dhe ndryshimet e mëdha që ka pësuar kryeqyteti shqiptar vitin e fundit.

Në fjalën e mbajtur në forumin ku morën pjesë drejtues vendorë, investitorë, organizata joqeveritare dhe ekspertë në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm urban, kryebashkiaku Veliaj prezantoi projektet transformuese të Tiranës dhe vizionin për të ardhmen. “Jam shumë i lumtur që Tirana është përzgjedhur si një nga 3 qytetet që ka pasur më shumë ndryshime në vitin e fundit në Forumin Botëror të Urbanistikës. Jam shumë krenar për këtë. Gjithashtu, jam i ndërgjegjshëm se kemi ende shumë punë për të bërë, por sot ishte një mundësi për të treguar se me pak vullnet, me dëshirë dhe me një bashkëpunim nga i gjithë komuniteti, duke filluar nga fëmijët deri te pensionistët, mund të kemi qytetin e ëndrrave tona”, tha Veliaj, duke nënvizuar bindjen se ky ritëm i punëve në Tiranë, e radhit atë në një nga qytetet që kanë realizuar shumë ndryshime dhe reforma në një periudhë të shkurtër.

Ai deklaroi se falë energjisë së përbashkët dhe bashkëpunimit mes qeverisë qendrore dhe asaj lokale, ndryshimet e realizuara në një kohë kaq të shkurtër janë të mrekullueshme. “Shumë gjëra që shumë prej kolegëve, kryetarë bashkie, dëgjuan nga Tirana, ndoshta në kushte normale ose me planet rutinë nuk do të bëheshin për shumë vite. Ama, kur e gjithë kjo energji bëhet bashkë, e qeverisë qendrore, e qeverisë lokale, e të gjithë aktorëve në komunitet, mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme”, shtoi Veliaj.

Kryebashkiaku vlerësoi se Forumi Botëror i Urbanistikës ishte një mundësi e vyer për të folur për mënyrën se si në Tiranë janë realizuar në një kohë të shkurtër projekte të mëdha, edhe me përfshirjen e biznesit dhe aktorëve të ndryshëm. “Ishte një mënyrë për të folur për mënyrën se si në një kohë të shkurtër kemi realizuar projekte të mëdha si sheshi “Skënderbej”, projekti i Pazarit të Ri, Bulevardi i Ri, dhe shumë vepra të infrastrukturës, për mënyrën se si është përfshirë edhe biznesi, se si shumë kompani adoptuan një kopshët a çerdhe, për mënyrën se si fëmijët kanë pasur një rol fantastik avokatie për ditët pa makina, e që më vonë u përkthye në më shumë hapësira pedonale apo gjithë betejat për kënde lodrash që sot janë kthyer në një akupunkturë për qytetin. Të gjitha këto na bëjnë të ndihemi krenarë, sepse sot kemi një qytet më të jetueshëm”, shpjegoi ai.

Këtë vit pritet që në rrugët e qytetit të Tiranës të qarkullojë edhe një flotë prej 4 mijë biçikletash, ndërkohë që një nga projektet më ambiciozë që ka nisur nga puna është zgjidhja përfundimtare brenda pjesës së parë të vitit 2019 e çështjes së mësimit me dy turne në shkolla. “Mezi pres që muajin tjetër në Tiranë të vijë flota me 4 mijë biçikleta të reja, të cilat qytetarët do t’i përdorin në rrjetin minimal kushtuar korsive të biçikletave. Me shkollat e reja që mbarojmë këtë vit, si “Servete Maçi” dhe “Kosova”, por edhe me paketën tonë të shkollave të reja, do të kemi zgjidhur përpara zgjedhjeve të vitit 2019 çështjen e arsimit me dy turne në Tiranë”, tha Veliaj.

Por, një kujdes i veçantë i është kushtuar edhe përmirësimit të infrastrukturës, ku sikurse është bërë tashmë traditë, edhe gjatë këtij viti, Bashkia e Tiranës do të ndërhyjë për rehabilitimin e 50 blloqeve të reja të banimit, që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve. “Jam shumë entuziast për faktin se Tirana është bërë gjithmonë e më shumë epiqendër e vëmendjes së atyre që merren me urbanistikë e arkitekturë. Ndonjëherë ne u kushtojmë vëmendje cic-miceve tona të vogla, por vetëm kur jemi jashtë dhe kur shikojmë se si vlerësohet kjo punë, kuptojmë që kemi bërë shumë. Ama, më e mira është përpara. Këtë vit me paketën e investimeve, do të bëjmë ndërhyrje edhe në 50 blloqe të tjera banimi. Do të kemi një Tiranë edhe më të jetueshme se ajo që kemi pasur”, përfundoi kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Axhenda e Re Urbane, e cila ishte kryetema e Forumit Botëror të Urbanistikës, u miratua në Tetor 2016 në Konferencën e OKB-së mbi Zhvillimin Urban të Qëndrueshëm mbajtur në Ekuador. Kjo axhendë shihet si një mjet për përmbushjen e qëllimeve për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe ka ne thelb krijimin e qyteteve që shërbejnë si makineri prosperiteti dhe qendra të mirëqenies sociale, ndërkohë që në fokus kanë edhe mbrojtjen e mjedisit.

Next Post
FOTOT/ E pazakontë! 20 burra shtyjnë avionin 35 tonë

FOTOT/ E pazakontë! 20 burra shtyjnë avionin 35 tonë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

January 17, 2026
Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

January 17, 2026
Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

January 17, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Trump fton Ramën në ‘kabinetin’ e tij për Gazën, tronditet Berisha

January 17, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

January 17, 2026
“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

January 17, 2026
“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

January 17, 2026
Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

January 17, 2026
Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

January 17, 2026
“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In