Kjo është video e momentit të sherrit që ndodhi në derbin mes Tiranës dhe Partizanit, ku presidenti i 24-herë kampionëve të vëndit, ofendon drejtorin e përgjithshëm të Partizanit, Dritan Dervishi.
Në video dallohet qartë zëri i presidentit bardheblu Refik Halili që i drejtohet Dervishit me fjalët
“Ti duhet të lidhesh për qafe”. Ndërsa ai i thotë kështu, një person, që sipas Dervishit është nipi i Halilit, e godet atë me grusht. Derbi i fundit të këtij sezoni përfunoi në mënyrë të shëmtuar pasi drejtuesit e Partizanit u dhunun nga stafi kryesor i Tiranës në përfundim të ndeshjes. (tema / a.r)