• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tirana – Partizani derbi i shumë problemeve, nis futja e tifozëve në stadiumin ‘Air Albania’

by E S
07/12/2025 17:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Raundi i 15-të në Superligën e futbollit shqiptar ka rezervuar derbin Tirana – Partizani, i cili merr jetë sot në ‘Air Albania’ duke nisur nga ora 18:00. Forma e dy skuadrave nuk është ajo e një përballje kalibri si kjo, çka mund të ketë detyruar tifozët t’i qëndrojnë larg shkallëve të stadiumit.

Nuk priten më shumë se 4 mijë tifozë sot në impiant, duke e bërë duelin e sotëm ndeshjen më pak të ndjekur mes tyre në histori. Një orë para sfidës ka nisur edhe futja e tifozëve në stadium.

Pas 14 ndeshjeve të luajtura, Tirana me vetëm 7 pikë mban vendin e fundit në renditje dhe fitoren e vetme të sezonit e ka pikërisht kundër Partizanit në derbin e fazës së parë. Partizani nga ana tjetër me 17 pikë mban pozitën e gjashtë, me nëntë pikë më pak se kryesuesit e AF Elbasanit.

Ndeshja e 210-të në histori

Dueli i sotëm do të jetë përballja e 210-të në historinë mes tyre, në të gjitha kompeticionet. Në bilancin e përgjithshëm, të kuqtë e Partizanit numërojnë 82 fitore, 65 barazime dhe 62 fitore janë për bardheblutë.

Kjo epërsi vjen kryesisht nga rezultatet e arritura në kampionat, në të cilin Partizani në 179 ndeshje ka arritur 73 fitore, 57 janë barazime, ndërsa 49 janë fitoret e Tiranës.

Në ndeshjet për Kupën e Shqipërisë, bilanci është më pozitiv për bardheblutë që në 29 ndeshje kanë fituar 13, barazuar 8 dhe 8 ndeshje janë fituar nga të kuqtë.

Gjithashtu të dyja klubet kanë luajtur edhe një ndeshje finale në Superkupën e Shqipërisë më 17 gushtin e 2004, të fituar nga Partizani me rezultatin 2-0.

Dy ndeshjet e fundit janë fituar nga Tirana, të dyja me rezultatin e njëjtë 3-0.

Next Post
Spiropali: S’ka si letërsia! Romani “Dielli në mërgim”, dëshmi e artit që na orienton dhe na fisnikëron

Spiropali: S’ka si letërsia! Romani “Dielli në mërgim”, dëshmi e artit që na orienton dhe na fisnikëron

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In