Një ditë pas lajmërimit të nisës “Tirana pa makina”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është parë në rrugët e kryeqytetit duke pedaluar me biçikletë. Fotot janë bërë publike në rrjetet sociale të cilat po qarkullojnë në disa faqe të ndryshme. Në një prej tyre, pedalimi në rrugët e kryeqytetit nga Erion Veliaj cilësohet si një shembull i mirë për më shumë biçikleta dhe më pak makina.
Bashkia e Tiranës po organizon një sërë aktivitetesh që do të kulmojnë më datën 22 shtator, në Ditën Ndërkombëtare pa Makina, ku do të bllokohet dhe qarkullimi në unazën e vogël. Këto ditë janë parashikuar aktivitete të ndryshme kulturore dhe artistike, duke nisur nga mësimi për të rinjtë që nuk dinë të pedalojnë dhe deri tek koncertet. (javanews.al / a.n)