• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tirana organizon Konkursin Ndërkombëtar të Dirigjentëve

by Java News
02/03/2019 11:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria  bëhet mikpritëse e një konkursi  krejt të veçantë e të pazakontë për mjedisin tonë muzikor : Konkursit Ndërkombëtar të Dirigjentëve.  Ka udhëtuar më parë  ky konkurs në  Itali, Francë, Hungari  e të tjerë, në  çatitë muzikore më të njohurat  e botës. Sigurisht që  garancia artistike që  jep Orkestra Simfonike e RTSH-së bëri të mundur që RTSH të jetë mikrpritës i një aktiviteti me përmasa  shumë të mëdha e që domosdo do të lërë gjurmë në jetën  artistike të vendit.

Per kete qellim Orkestra Simfonike e RTSH-së në bashkëpunim me Agjensinë Ndërkombëtare të Artistëve Studiomusica të Hungarisë  po punojnë prej kohësh  për të realizuar  një veprimtari të denjë e prestigjoze , duke  qenë në mbështetje të performancës së dirigjentëve që do jenë pjesmarrës nga vende të ndryshme të botës.

Në datat 2 deri më 8 mars  ky formacion artistik, do të jetë në vëmendjen e publikut artdashës   permes kesaj ngjarjeje të  veçantë artistike. Pas përfundimit me sukses të fazës së parë konkurruese, do të zhvillohet faza finale e këtij konkursi ndërkombëtar i cili do të konceptohet në formën e koncerteve . E gjitha kjo ngjarje e madhe artistike do të ketë si bazë realizimi : Orkestrën Simfonike të Radiotelevizionit Shqiptar. Ky asset i  vyer i këtij institucioni, ka  rastin të  afishojë edhe një herë  aftësitë dhe performancën e lartë artistike, por edhe të dëshmojë se zgjedhja e tij nuk ishte e rastësishme.

Gjatë këtyre ditëve konkurrentët do të prezantohen  kryeveprat e muzikës botërore si:

P.I. Tchaikovsky: Serenatë për vargjet në C major op. 48

  1. van Beethoven: Overture “Prometeu”

Ë. A. ​​Mozart: Symphony 39 në banesë K 543

  1. Rossini: Sinfonia nga “Il barbiere di Siviglia” (Ricordi Edicioni kritik nga A. Zedda)
  2. van Beethoven: Symphony n ° 5 Lëvizja e parë, e tretë dhe e katërt
  3. Prokofiev: Sinfonia nr. 1 në D major “Klasike” Op. 25

 

Përzgjedhja  e çmimeve fituese do të realizohet nga juria profesioniste ndërkombëtare ku marin pjesë personalitete të shquara në këtë fushë si:  Zhani Ciko (Shqipëri), Kryetar i jurisë, Bernt E. Bauge (Norvegji), Kryeshef Ekzekutiv, Bergen Philharmonic Orchestra; Maurizio Cocciolito (Itali), Drejtor Artistik, Solisti Aquilani; Géza Kovács (Hungari), President i Orkestrës Kombëtare të Radios Kombëtare Hungareze; Vittorio Parisi (Itali), Drejtues  i Konservatorit Giuseppe Verdi në Milano.

Pas përfundimit të konkursit do të shpallen tri çmime fituese të cilëve do t’u jepet mundësia për t’u prezantuar në koncerte me Orkestrat Simfonike më në zë në Europe si: Orkestra Filarmonike e Bergen (Norvegji),  Manila Symphony Orchestra (Filipine), Orkestra e Dhomës Comunidad Valenciana (Spanjë), Orkestra Simfonike e Budapestit MAV (Hungari),  Orkestra Simfonike e Lindjes së Largët, Khabarovsk (Rusi).

Në rrugëtimin e saj të gjatë, Okestra Simfonike e RTSH-së ka shumë se çfarë të thotë, por edhe realizimet e periudhës së fundit,  janë dëshmi e kërkesës në rritje dhe e  përpjekjeve për të  qenë adresa artistike ndaj së cilës i referohen të gjithë. Koncertet me  Jonian  Kadeshën në  çelje të stinës koncertore, të pasuara nga  sopranoja Ulpiana Aliaj, por edhe ato nën dirigjimin e  emrave të mëdhenj të kësaj fushe si  Jonathan  Bloxham si dhe realizimi i Simfonisë së Skënderbeut nga Aleksandër Peçi, të gjitha brenda një harku kohor prej disa muajsh, dëshmojnë jo vetëm nivel artistik, por edhe sfidë. Kjo sfidë tashmë pasurohet edhe më tej me  konkursin e dirigjentëve, i cili në finale do te ketë një vepër madhore siç është  “Uvertura Gazmore” e Nikolla Zoraqit

Next Post
Studimi amerikan/ Mediat sociale na bëjnë më të vetmuar

Studimi amerikan/ Mediat sociale na bëjnë më të vetmuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkëmbimet Kinë-BE në dritën e zhvillimeve të reja

Shkëmbimet Kinë-BE në dritën e zhvillimeve të reja

March 11, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Dronët kamikazë që kërkojnë shehid nga ‘regjimi i Edi Ramës’

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

March 11, 2026
Çmontohet organizata greko-shqiptare e trafikut të drogës, sekuestrohen 219 kg kanabis ‘skunk’ në Portin e Pireut

Çmontohet organizata greko-shqiptare e trafikut të drogës, sekuestrohen 219 kg kanabis ‘skunk’ në Portin e Pireut

March 11, 2026
“Shqipëria një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit”, Kos takon ministrin Hoxha

“Shqipëria një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit”, Kos takon ministrin Hoxha

March 11, 2026

Protesta forcon portretin e lodhur të Berishës dhe radhët e shumicës në pushtet

March 11, 2026
Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë reagon pas anulimit të tenderit të Porto Romanos

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë reagon pas anulimit të tenderit të Porto Romanos

March 11, 2026
Ambasadori iranian në Qipro: Mojtaba Khamenei është plagosur në krahë, këmbë dhe shpatulla

Ambasadori iranian në Qipro: Mojtaba Khamenei është plagosur në krahë, këmbë dhe shpatulla

March 11, 2026
Hipotezat në media: Ja kombëtarja që pritet ta zëvendësojë nëse Irani tërhiqet nga Botërori 2026

Hipotezat në media: Ja kombëtarja që pritet ta zëvendësojë nëse Irani tërhiqet nga Botërori 2026

March 11, 2026
Forcimi i bashkëpunimit në bujqësi/ Ministri Salla nënshkruan marrëveshje me Komunën e Preshevës

Forcimi i bashkëpunimit në bujqësi/ Ministri Salla nënshkruan marrëveshje me Komunën e Preshevës

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In