• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tirana nuk do të ketë më trafik. Ja si do të zgjidhet problemi

by Java News
01/02/2017 12:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Projekti prej 1 miliardë euro, që do të zbatohet gjatë tre viteve të ardhshme, duke transformuar plotësisht infrastrukturës rrugore, arsimore dhe shëndetësore në vend, do të zgjidhë përfundimisht edhe problemin e trafikut të rënduar të Tiranës.

Në kuadër të kësaj pakete financimesh, një prej projekteve madhore që do të zbatohet është ai i ndërtimit të Unazës së Madhe të Tiranës dhe disa mbikalimeve që do të lehtësojnë trafikun në kryeqytet.

Unaza e Madhe është një projekt që pritet të kushtojë rreth 120 milionë euro, nga të cilat 60 milionë euro do të jenë vetëm për shpronësime. Kjo Unaza do të kompletojë segmentin aktual Sheshi Shqiponja-TEG (që do të hapet brenda 2-3 muajve të ardhshëm pas inagurimit të mbikalimit tek Shkolla Teknologjike).

Në bazë të planit aktual, do të ndërtohet segmenti Sauk-Farkë-Shkozë-Rrapi i Trishit dhe Babrru-Bragu i Lumit-Kthesa Kamëz, që do të bashkohet me Unazën tek Dogana. Këto dy segmente do të përfundojnë Unazën e Madhe të kryeqytetit.

Njëkohësisht, parashikohet që programi “1 miliardësh” i investimeve të financojë rrugën e re Tiranë-Ndroq-Plepa dhe katër pika kyçe brenda kryeqytetit, Mbikalimin e Sheshit Shqiponja, si dhe ndërhyrje ende për t’u konceptuar, tek 21-shi, rruga e Elbasanit dhe Zogu i Zi, me qëllim lehtësimin e trafikut.

Me zbatimin e këtyre projekteve, brenda 2020-s, trafiku në Tiranë do të pësojë një lehtësim të ndjeshëm, ndërsa zgjerimi i rrugë të kryeqytetit do të ndikojë gjithashtu në përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Paralelisht, me investim të qeverisë qëndrore ose të Bashkisë së Tiranës, në kryeqytet janë duke u zbatuar një seri projektesh madhore, që po sjellin një transformim rrënjësor të Tiranës. Lista e projekteve në zbatim është:

Sheshi Skëndërbej, Bulevardi i Ri dhe Mbikalimi tek Shkolla Teknologjike përfundojnë të gjithë brenda pak muajve të ardhshëm. 

“Arena Kombëtare”, stadiumi i ri i përfaqësueses së futbollit do t’i shtohet kryeqytetit brenda 2018-s. Parku i Ri Olimpik, struktura më e madhe në shërbim të atletikës dhe sporteve të tjera olimpike do të përfundojë gjithashtu brenda këtij viti.

Deri në 2018-n përfundon edhe Teatri i Ri Kombëtar pranë Digës së Liqenit Artificial, si dhe Teatri i Ri i Operës dhe Baletit. Deri në 2020-n pritet të përfundojë kampusi i ri universitar, një investim me vlerë 25 milionë euro. Stacioni i ri qëndror i autobuzëve dhe stacioni i ri hekurudhor.

Linja e shpejtë hekurudhore Tiranë-Durrës dhe Tiranë-Rinas, pjesë e Procesit të Berlinit dhe e financuar në masën 84 milionë euro nga Bashkimi Europian do të përfundojë gjithashtu brenda 2020-s. Parku i Ri i Bregut të Lumit, Parku i Vaqarrit dhe Parku i Farkës do t’i shtohen hapësirave të gjelbërta të kryeqytetit. /Lexo.al

ma.me

Next Post
Tenton vetëvarjen në qeli babai i dënuar për përdhunimin e së bijës

Tenton vetëvarjen në qeli babai i dënuar për përdhunimin e së bijës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In