• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tirana nuk ka zgjedhje në nëntor, ish-kreu i KQZ: Afatet e pamundësojnë procesin

by A R
10/10/2025 16:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Data 9 nëntor nuk është më një opsion i zgjedhjeve të pjesshme për Bashkinë e Tiranës. Eksperti dhe njohësi i zgjedhjeve, ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume, thotë për RTSH se mbarimi i disa afateve është një ndër pengesat për mbajtjen e zgjedhjeve edhe në rast se Kushtetuesja do të dalë me vendim për shkarkimin e Erion Veliajt.

“Për mua jo vetëm që nuk është e mundur dhe as e logjikshme, por as ligjore, sepse janë të përcaktuara edhe në rastet e zgjedhjeve të tilla të pjesshme disa afate në Kodin Zgjedhor që duhen të respektohen. Nuk ka kohë fizike  për të realizuar një gjë të tillë”, tha Kume.

Kume thekson se ky është rasti i parë kur Gjykata Kushtetuese kthen një dekret të Presidentit për mbajtjen e zgjedhjeve. Sipas tij, ky konflikt tregon nevojën për ndërhyrje jo vetëm në Kodin Zgjedhor, por edhe në gjithë legjislacionin.

“Kemi nevoje për të bërë ndryshime thelbësore në legjislacion, për t’iu përgjigjur ky legjislacion i ri fazës së re që ndodhemi në atë të anëtarësimit të BE. Gjithashtu për të rregulluar dhe funksionimin e mirë midis pushteteve që siç duket ka probleme. Secili pushtet ta këtë shumë mirë të shprehur cilat janë detyrat dhe përgjegjësitë e tij dhe cilat janë ndërvarësitë ndërmjet pushteteve”, tha ai.

Më datë 31 tetor, Kushtetuesja ka njoftuar se do të dëgjojë palët në seancë për të shqyrtuar padinë e kryebashkiakut Veliaj për shkarkimin e tij, Kume thotë se ende nuk është e qartë nëse pas vendimit të Kushtetueses për pezullimin e zgjedhjeve në kryeqytet, Veliaj mbetet ose jo kryebashkiak në detyrë.

“Paraprakisht duhet zgjidhur problemi ka apo nuk ka vakancë në Bashkinë e Tiranës. Deri tani nuk është  thënë deri në fund një gjë e tillë dhe ndaj ka ndodhur kjo që ka ndodhur. Për bashkinë kemi vetëm vendimin e Këshillit Bashkiak që nuk krijon vakancë, por propozon ndërprerjen e mandatit dhe vakancën e krijon vendimi i qeverisë. Qeveria nuk është shprehur për këtë gjë, por i ka thënë Presidentit se duhen bërë zgjedhjet se nuk ka kryebashkiak, sepse këshilli ka marrë këtë lloj vendimi”, u shpreh Kume.

Next Post
Rasti Ymeraj, Gjykata Kushtetuese hedh poshtë praktikën e sekuestrimit të 978 celularëve nga SPAK

Mandatet e Gjykatës Kushtetuese, PD kërkon seancë të hapur publike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi i ‘Kushtetueses’ në Kosovë: Avantazhe për disa, zgjidhje për askënd

Vendimi i ‘Kushtetueses’ në Kosovë: Avantazhe për disa, zgjidhje për askënd

March 27, 2026
Pse ndërhyrja tokësore e SHBA-ve në Iran është e rrezikshme? Iraku ishte “prova” që nuk u kalua

Pse ndërhyrja tokësore e SHBA-ve në Iran është e rrezikshme? Iraku ishte “prova” që nuk u kalua

March 27, 2026
Transportonte 6 emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet 27-vjeçari në Shkodër

Transportonte 6 emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet 27-vjeçari në Shkodër

March 27, 2026
Larry Fink paralajmëron: Lufta dhe inflacioni janë vetëm fillimi!

Larry Fink paralajmëron: Lufta dhe inflacioni janë vetëm fillimi!

March 27, 2026
Dimër në pranverë/ Reshje bore intensive në akset Dedaj–Bogë dhe Bogë–Theth, autoritetet në terren

Dimër në pranverë/ Reshje bore intensive në akset Dedaj–Bogë dhe Bogë–Theth, autoritetet në terren

March 27, 2026
Rama ndryshon drejtuesit politikë! Lëvizjet e reja në qarqe nga Manja, te Karakaçi e Nufi

Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe Kabinetin, deputeti: Ndezim motorët për zgjedhjet lokale 2027

March 27, 2026
“Euro në pikiatë nga paratë e pista”/ Debat në studio mes Telitit dhe Çoçolit: Më ofendove!

“Euro në pikiatë nga paratë e pista”/ Debat në studio mes Telitit dhe Çoçolit: Më ofendove!

March 27, 2026
Pentagoni: SHBA, anije të shpejta pa pilot për patrullime detare ndaj Iranit

Pentagoni: SHBA, anije të shpejta pa pilot për patrullime detare ndaj Iranit

March 27, 2026
Dëborë në mars! Malet e veriut, juglindjes dhe Dajti zbardhen gjatë natës! Ja situata e rrugëve

Dëborë në mars! Malet e veriut, juglindjes dhe Dajti zbardhen gjatë natës! Ja situata e rrugëve

March 27, 2026
Rusia ‘nxit’ dramën ndërkombëtare, kërkon mbledhje urgjente të OKB për sulmet ndaj Iranit

Rusia ‘nxit’ dramën ndërkombëtare, kërkon mbledhje urgjente të OKB për sulmet ndaj Iranit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In