• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tirana në 10 qytetet me performancën më të mirë financiare, Veliaj: Aplikojmë për zonën e lirë ekonomike

by Java News
06/09/2019 14:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) përzgjedh Tiranën si një nga 10 qytetet që kanë patur performancën më të mirë financiare. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë në konferencën “Bridge for Cities 4.0”, e mbajtur në Vienë, së bashku kryebashkiakë dhe personalitete të larta nga e gjithë bota, të cilën diskutuan mbi promovimin e zbatimit të Axhendës 2030 për Zhvillim e Qëndrueshëm, themelimin e një platforme urbane për krijimin e një rrjeti dhe nxitjen e bashkëpunimeve të ndërsjellta.

Veliaj theksoi se ky vlerësim i dhënë nga OKB-ja, është një inkurajim që për katër vitet e ardhshme Tirana të kthehet jo vetëm në polin më të rëndësishëm ekonomik të Shqipërisë, por edhe të gjithë rajonit.

“Ishte një kënaqësi e veçantë të ishim në Vienë për të prezantuar Tiranën dhe historinë e saj të suksesit në menaxhimin financiar. Ishim një nga 10 qytetet e përzgjedhura nga OKB-ja, si qytetet që kanë pasur performancën më të mirë financiare. Vërtet nuk jemi qytet i pasur, por krahasuar me atë që gjetëm dhe atë ku jemi sot, së bashku kemi bërë shumë. Jam shumë krenar për qytetarët e Tiranës, që e trajtojnë qytetin si familjen e tyre. Vlerësimi që na u dha nga OKB-ja, si një nga qytetet me performancën më të mirë ekonomike krahasuar me atë që gjetëm, është një inkurajim që të gjithë bashkë, katër vitet e ardhshme, ta kthejmë Tiranën jo vetëm në polin më të rëndësishëm ekonomik të Shqipërisë, por me shumë gjasë, edhe në polin më të rëndësishëm ekonomik të gjithë rajonit të Ballkanit”, tha ai.

Në këtë takim, kryebashkiaku prezantoi disa nga nismat e ndërmarra për të nxitur ekonominë e Tiranës në katër vitet e fundit, si dhe sfidat me të cilat përballet kryeqyteti shqiptar.

Ai theksoi se Bashkia e Tiranës po aplikon pranë qeverisë shqiptare për t’u licencuar si operator i një zone të lirë ekonomike në zonën e Kasharit, që do t’i japë një tjetër impuls zhvillimit ekonomik.

Gjithashtu, Bashkia e Tiranës pritet që të jenë një operator i rëndësishëm ekonomik edhe në fushën e energjisë, një nismë që synon të nxisë edhe shumë prej projekteve të tjera si transporti publik elektrik.

Gjatë kësaj vizite, kryetari i Bashkisë së Tiranës pati një takim të rëndësishëm edhe me LI Yong, Drejtor i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin Industrial (UNIDO).

g.kosovari

Next Post
VIDEO/ Një tjetër çmenduri nga Irani, 11-vjeçarja martohet me 22-vjeçarin, reagon gjykata

VIDEO/ Një tjetër çmenduri nga Irani, 11-vjeçarja martohet me 22-vjeçarin, reagon gjykata

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjysma e shqiptarëve në pasiguri financiare, 54.5% s’përballojnë dot 1 mijë euro shpenzim të papritur

Gjysma e shqiptarëve në pasiguri financiare, 54.5% s’përballojnë dot 1 mijë euro shpenzim të papritur

February 4, 2026
Reagimi i Shoqatës së Gjyqtarëve, Rama: U shfaqën me gjuhë të papranueshme dhe pajustifikueshme

Reagimi i Shoqatës së Gjyqtarëve, Rama: U shfaqën me gjuhë të papranueshme dhe pajustifikueshme

February 4, 2026
Deklarata e Shoqatës së Gjyqtarëve për pagat, përgjigjet Rama: I keni rrogat sa në Greqi dhe doni t’i rrisni me 2-3 mijë euro në muaj

Deklarata e Shoqatës së Gjyqtarëve për pagat, përgjigjet Rama: I keni rrogat sa në Greqi dhe doni t’i rrisni me 2-3 mijë euro në muaj

February 4, 2026
Shqipëria pëson rënien më të madhe të rinisë në Europë

Shqipëria pëson rënien më të madhe të rinisë në Europë

February 4, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Zëri i Amerikës dhe paradoksi i demokracisë që hesht

February 4, 2026
Zbulohet emri i Trump në dosjet Epstein, çfarë thoshte financieri i njohur për Presidentin e SHBA-së

Zbulohet emri i Trump në dosjet Epstein, çfarë thoshte financieri i njohur për Presidentin e SHBA-së

February 4, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Salianji: Berisha duhet të largohet si drejtues i PD-së! Është i pamjaftueshëm për të fituar zgjedhjet

February 4, 2026
Manipulues dhe hakmarrës, kjo është shenja më djallëzore e horoskopit

Horoskopi, çfarë surprizash sjell dita për çdo shenjë, yjet zbulojnë atë që nuk pritej

February 4, 2026
Tragjedi në ujërat e Kiosit! 15 viktima dhe 25 të plagosur nga përplasja e motoskafit me anijen e Rojës Bregdetare Greke

Tragjedi në ujërat e Kiosit! 15 viktima dhe 25 të plagosur nga përplasja e motoskafit me anijen e Rojës Bregdetare Greke

February 4, 2026
Mot i paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme, sa do të jenë temperaturat

Mot i paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme, sa do të jenë temperaturat

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In