• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tirana “merr frymë”, shënon tre pikët e para në kampionat

by A R
16/09/2018 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tirana ka arritur më në fund të fitojë ndeshjen e parë të kampionatit, pas një barazimi dhe dy humbjesh, duke mundur këtë të dielë Luftëtarin 3-1, në një ndeshje të bukur si rrallë herë mund të shihet në kampionatin shqiptar.

Ze Maria kishte deklaruar që në fillim të sezonit që skuadra e tij do të shihej pas tri ndeshjeve të para dhe në fakt kështu ndodhi, pasi bardheblutë prodhuan futboll të bukur, por gjithsesi kundër një skuadre në krizë, që vinte pas tri humbjesh radhazi në këtë fillim sezoni.

24-herë kampionët e nisën lojën me vrull, duke shënuar që në minutën e tretë golin e avantazhit fillestar, kur Daja gjeti në mënyrë të shkëlqyer Blazhevskin në qendër të zonës dhe maqedonasi dërgoi lehtësisht topin në rrjetë.

Por pa kaluar çerek ore lojë, miqtë nga Gjirokastra arritën të barazonin, kur një goditje modeste me roveshiatë e Ymerajt u devijua nga Doka dhe përfundoi në portë, me Likën të kapur ne bëfasi.

Tirana nuk u dorëzua dhe vahdoi të ushtronte presion duke gjetur përsëri avantazhin në minutën e 24-t kur Turtulli gjeti veten të pamarkuar në zonë dhe nga fare pranë portës devijoi topin në kuadrat. Pjesa e parë ishte e gjitha nën dominimin e Tiranës, por që nuk mundi të realizonte golin e tretë që do të mbyllte ndeshjen.

Pjesa e dytë rifillon po ashtu si e para për bardheblutë, por pas dhjetë minutash skuadra e Ze Marias mbetet me dhjetë vetë kur Hoxhallari mori kartonin e dytë të verdhë dhe u largua para kohe nga ndeshja. Luftëtari provon të përfitojë nga superioriteti numerik, por pavarësisht presionit në rritje nuk arrin të finalizojë aksionet me gol. Madje rrezikon të pësojë golin e tretë.

Në të 65’, Blazhevski humbet një mundësi fantastike për të shënuar, kur pas një kundërsulmi të shpejtë të Kobinah, doli i vetëm përballë Ruçit, por goditi në mënyrën më të shëmtuar të mundshme duke e çuar topin jashtë.

Në minutën e 70 Jancic la Luftëtarin me dhjetë vetë, pas një ndërhyrje nga mbrapa ndaj Blazhevskit, duke rikthyer ekuilibrin për sa i përket lojtarëve në fushë për të dy skuadrat.

Në minutat e mbetura Tirana u tërhoq disi në mbrojtje, duke lejuar Luftëtarin që të zbriste disa herë pranë portës së Likës, por gjirokastritët nuk mundën të shënonin golin që do t’i jepte pikën e parë për këtë sezon dhe mbeten kështu në fund të renditjes. Por në minutën e fundit zëvendësuesi Bedri Greca shënoi edhe golin e tretë për bardheblutë, kur u nxor me portën e boshatisur nga Ngo dhe e devijoi në rrjetë.

Fitorja e parë e ngjit Tiranën një vend më lart në renditje, në kuotën e katër pikëve, por më tepër do t’i shërbejë skuadrës për të shkuar me moral disi më të lartë të shtunën tjetër në Korçë ku e pret sifda e vështirë me Skënderbeun.

Next Post
Hidhet nga kati i 12 i pallatit, ndërron jetë i riu në Durrës

Hidhet nga kati i 12 i pallatit, ndërron jetë i riu në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In