Tirana është qyteti i mundësive për të gjithë, pavarsisht aftsive që mund të ketë çdo kush.
Bashkia e Tiranës vijon punën për të ndërtuar rampa, të cilat mundësojnë lëvizjen e personave me aftësi të kufizuar që përdorin karroca apo edhe t karrocave t fmijve. Gjatë ditëve të fundit, punonjësit e Bashkisë kanë bërë të mundur rehabilitimin e troturareve në rrugën “Muhamet Gjollesha”, duke vendosur edhe rampat.
Teksa publikon disa foto nga puna në terren, Drejtoria e Mirëmbajtjes së Rrugëve thekson se puna për vendosjen e rampave është shtrirë edhe në rrugët e tjera të kryeqytetit.
Ndërkaq, ndërhyrja do të vijojnë edhe në rrugë të tjera të Tiranës, për ta bërë sa me komode lëvizjen e këmbësorëve, citohen burime te Bashkise.