• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

 Tirana kthehet në qytet ballkanik kulturor

by A R
30/09/2016 18:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Si kurrë më parë, java e fundit e shtatorit dhe ditët e para të tetorit, janë pjesë e një mega-aktiviteti ndërkombëtar kulturor. Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Tiranës kanë administruar të gjithë hapësirën e metropolit shqiptar dhe mundësitë duke ndihur direkt me pjesëmarrje por edhe me ndihmë financiare disa aktivitete njëherësh. Letërsia, drama, lexime, koncerte, filma, performanca janë aktivitetet, që kanë nisur prej datës 26 e do vazhdojnë deri më 2 tetor, fillimisht nga Shoqata Kulturore “Poeteka” që me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës dhe Rrjetin Evropian për letërsi dhe libra “Traduki”, në bashkëpunim me  Pavijonin e Serpentine “Reja” ka realizuar Festivalin e Letërsisë dhe Performancës, titulluar  “DadaEast/Dada-Days”.

Ndërkohë që dy ditët e fundit të shtatorit emra shumë të njohur të letërsisë shqipe, përkthyes e personazhe të ekranit shqiptar, kanë lexuar bashkë me të rinjtë në aktivitetin “Tirana lexon”. Aktiviteti i ideuar dhe organizuar nga IDMC (Instituti për Demokraci, Media & Kulturë), ka pasur mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, që duhet thënë se ka qenë kupola e gjithë këtij mega-aktiviteti bashkë me Bashkinë, kurse titullarët e tyre Kumbaro dhe Veliaj kanë qenë të kudondodhur.

Po ashtu, për të gjithë javën, deri sa të ulë siparin më 2 tetor në Teatrin Kombëtar dhe atë Eksperimental, zhvillohet aktiviteti “Unë jam Ballkan” prej Ema Andreas, që ka mbledhur në një lexim skenik plot njëmbëdhjetë drama, të përkthyer në gjuhën shqipe të dramaturgëve nga Ballkani. Kjo iniciativë e Andreas duhet konsideruar si takim i dramës bashkëkohore dhe është një risi për të njohur më shumë shkrimin dramatik të rajonit të Ballkanit.

Kurrë ndonjëherë ballkanasit nuk do jenë në mjedisin e përbashkët kulturor të tyre si në Shqipëri: Pjesëmarrësit janë përveçse nga Shqipëria dhe Kosova, edhe nga Bosnjë Hercegovina, Maqedonia, Sllovenia, Kroacia, Mali i Zi, Rumania, Bullgaria dhe Greqia.

“Dadaistët shqiptarë”

Prej  5 shkurtit të këtij viti e gjithë bota është përfshirë në kremtimet e njëqindvjetorit të Dada-së, lëvizjes më të rëndësishme artistike të konsideruar në zhvillimin e arteve, filozofisë si edhe politikës. Jo vetëm në vendin ku u themelua, Zyrih e jo vetëm në pikat ku u përhap me shpejtësi marramendëse si Paris, Berlin apo Nju Jork…Në javën e fundit të shtatorit edhe Tirana është bërë Dada. Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë Poeteka  ia kushtoi edicionin e dhjetë të saj kësaj lëvizjeje që i dha formë të re artit dhe mendimit artistik  në Ditët kushtuar Dadaizmit dhe gjurmëve të saj të forta në Evropën Lindore e Juglindore.

“Nuk ishte thjesht ideja e një bashkimi formal me qytete të tjerë evropiane, por për të bërë të dukshëm ndoshta edhe kontributin e qendrave më të vogla si Tirana “- pohoi organizatori poeti Leka, që kish të ftuar artistë nga Austria, Bosnje Hercegovina, Gjermania, Franca, Rumania, Zvicra, Mali i Zi, Holanda, Serbia, Sllovenia, Kroacia, Bullgaria, Maqedonia, Kosova, Italia, Greqia,  si Jani Oswald, Ervina Halili, Zvonko Karanović, Demosteni Agrafiotis, Željko Barišić, Franko Bušić, Zunaza Finger-përkthyese nga gjuha shqipe edhe gjuhët sllave në gjermanisht, Patrick Dubost autor i tridhjetë librave dhe dy albumeve, Dorian Steinhoff, performues i poezisë slam, libri i të cilit “Drita e flakës në fytyrat tona” erdhi në shqip në botimet “Poeteka” përkthyer nga Sokol Mici. Dada nuk resht së habituri as tani pas  100 vitesh. Përfaqësuesi maqedon solli një risi me anë të paraqitjes së peshkopit  ortodoks nga Maqedonia Metodij Zlatanov. Përgjatë një jave Poeteka performoi në sheshe, kafene, klube, pikëtakime në Tiranë me diskutime, performanca,  ekspozita, simpoziume, lexime të hapura, video-poezi apo poezi zanore si edhe promovime librash por edhe dhe një edicion special i revistës “Poeteka”.

Pak histori

Më 14 korrik të vitit 1916 ( fiks njëqind vjet e një javë)  poeti Hugo Ball shpalli manifestin e një lëvizjeje të re. Emri i saj: Dada. Synimi: ” Të çlirohemi nga gjithçka që bie erë gazetarie, krimbash, gjithçka të mirë dhe të drejtë, bllokuese, moralizuese, evropianizuese dhe e përnderuar…”. Ky synim mund të arrihej thjesht duke thënë: “Dada”.  Ball dhe disa miq artistë  mërgimtarë takoheshin në  Cabaret Voltaire, një klub në Zyrih, themeluar nga Ball dhe bashkëshortja e tij e ardhshme Emmy Hennings.  Përveç banorëve të Zyrihut, jo shumë e dinë se lëvizja artistike Dada është themeluar në zemër të Qytetit të Vjetër të Zyrihut. Grupi u krijua në  Spiegelgasse 1, në lagjen  “Niederdörfli” . Këtu, në legjendaren  Cabaret Voltaire – e hapur edhe njëherë  për publikun këtë vit – mori jetë një lëvizje ironike e zëshme dhe e larmishme, e cila nga baza e saj në Zyrih doli të pushtonte botën. Figura kryesore të lëvizjes përfshinin   Hugo Ball, Emmy Hennings, Hans Arp, Raoul Hausmann, Hannah Höch, Johannes Baader, Tristan Tzara, Francis Picabia, Richard Huelsenbeck, George Grosz, John Heartfield, Marcel Duchamp, Beatrice Wood, Kurt Schwitters, Hans Richter, Max Ernst, e të tjerë. Performancat dadaiste ofronin shpërthim poezie, muzike dhe teatri politik – poezitë të prera me fjalë pakuptim, muzikë e çliruar nga melodia dhe deklarata në të cilat mesazhet kanibalizoheshin nga absurditeti i gjuhës. Pra nëse Dada ishte në zemër, një protestë kundër qytetërimit Europian të vendosur mbi luftën, gjithashtu lajmëroi veten si një anti-art.

“Tirana lexon”

Në të njëjtën kohe me të, kur POETEKA po mbyllte programin e saj, në një tjetër ceremoni kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe Jonila Godole, drejtuese e IDMC-së iniciuan aktivitetin “Tirana lexon”. Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë Tiranë, tha se gradualisht do të hapen të gjitha bibliotekat e lagjeve. “Pas hapjes së disa bibliotekave, po rikonstruktojmë ndërkohë shumë të tjera. Këtë muaj hapim edhe Bibliotekën e Pezës, sepse libri ndryshon jetën e gjithsecilit”. Dhe, në fund Veliaj, bëri ritualin e tij, si të gjithë të pranishmit. Libri i tij i zgjedhur për lexim ishte “Kronikë në gur” nga Ismail Kadare.

Pak orë më vonë Ylljet Aliçka, Vera Bekteshi kanë diskutuar për letërsinë si vend kujtese, kurse në një takim tjetër letrar, organizuar me Departamentin e Letërsisë në UT, janë lexuar pjesë nga vepra e Trebeshinës. Në mbyllje të këtij aktiviteti, në Bibliotekën Kombëtare, do të marrin pjesë përkthyes të njohur, si: Edmond Tupja, Rudi Erebara, Diana Kastrati.

Ema Andrea me “Unë jam Ballkan”

“Unë jam Ballkan” prej Ema Andreas ka mbledhur në një lexim skenik plot njëmbëdhjetë drama, të përkthyer në gjuhën shqipe të dramaturgëve nga Ballkani. Madje, ka arritur të ftojë disa syresh por edhe t’i botojë të gjithë dramat. Kjo iniciativë e Andreas duhet konsideruar si takim i dramës bashkëkohore dhe është një risi për të njohur më shumë shkrimin dramatik të rajonit të Ballkanit. Aktiviteti i saj vazhdon deri të dielën dhe në të janë përfshirë shumë e shumë aktorë të Teatrit Kombëtar, por edhe aktorë të tjerë.  Dramat janë respektivisht  “Mihaela, tigresha e qytetit tonë” nga Gianina Cărbunariu; “Një zjarrfikës në oborrin e teatrit” nga Stefan Çapaliku; “ Një shfaqje teatri me 4 aktorë, me disa derra, me disa lopë, me disa kuaj, me një kryeministër, me një milka e me disa inspektorë vendas e ndërkombëtarë” nga Jeton Neziraj; “5 djelmoshat si…” nga Simona Semenič; “Jeta s’luan vendit, jeta vazhdon” nga Filip Vujosevič; “Burka e Medeas” nga Andrea Flurakis; “Fasule” nga Elin Rahnev; “Lasicet” nga Bojana Mijovič; “Gërricje apo si u vetëvra gjyshja ime” nga Tanja Šlijivar; “Demoni nga Debar- Maal” nga Goran Stefanovski; “Gruaja bombë” nga Ivana Sajko.

 

Next Post
I riu bën kasaphanë, vret prindërit dhe 17 fqinjë

I riu bën kasaphanë, vret prindërit dhe 17 fqinjë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

January 2, 2026
Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

January 2, 2026
“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

January 2, 2026
Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

January 2, 2026
Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

January 2, 2026
Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

January 2, 2026
Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

January 2, 2026
Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

January 2, 2026
Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

January 2, 2026
Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com