• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tirana kryeqyteti digjital i Ballkanit/ Veliaj: Transformimi i Piramidës në qendrën më të madhe të teknologjisë, dëshmi e qartë e vizionit tonë

by Java News
17/09/2021 18:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tirana kryeqyteti digjital i Ballkanit, është jo vetëm një ambicie, por objektiv i qartë i kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj. Duke listuar disa nga vendimet që shkojnë në funksion të këtij qëllimi, ku më i rëndësishmi është shndërrimi i Piramidës në qendrën më të madhe të teknologjisë në Ballkan, por dhe hapja për herë të parë e disa shkollave elitë të teknologjisë si “Holberton”, kryebashkiaku Veliaj tha se fokusi drejt Tiranës 2050 është industria kreative.

“Ndonjëherë krizat ofrojnë mundësi pa fund. Prej tërmeteve po bëjmë 10 shkolla të reja, ku po sigurohemi që të kenë edhe laboratorë kreativë, hapësira për start-up, kodim dhe dizajn. Industria kreative është fokusi ynë kryesor. Sot Piramida e Tiranës është prona më e shtrenjtë në Shqipëri.

Vendimi për t’i dhënë pronën në zemër të kryeqytetit kësaj industrie dhe për të kaluar nga 1 mijë studentë që ka tani Tumo Center në 5800 kur të transferohet te Piramida, dëshmon qartë për prioritetin me të cilin i marrim vendimet,” u shpreh Veliaj, i cili ishte i pranishëm në Edicionin e Katërt të Forumit Ndërkombëtar të Industrisë Kreative.

Veliaj tha se nuk është aspak i rastësishëm interesimi i rrjeteve më të mëdha ndërkombëtare të arsimit në fushës e teknologjisë pasi Tirana vitin e ardhshëm që përkon edhe me vitin Europian të Rinisë do të jetë kryeqyteti Europian i Rinisë.

“Këtë vit arsimor do të hapet “Holberton”, shkolla më e mirë e kodimit, me një nivel të avancuar për inxhinierë dhe me karrierë nga Silicon Valley. “Houston” është një shkollë tjetër e kodimit. Fakti që brenda një sezoni vijnë 5 lajme të mira për 5 institucione të reja do të thotë shumë.

Ndaj dua gjithmonë e më shumë ta inkurajoj idenë e Tiranës, kryeqyteti digjital i Ballkanit. Lajmi i mirë është që Presidentja e Bashkimit Evropian deklaroi që i gjithë viti 2022 do jetë Viti Europian i Rinisë dhe çfarë koincidence që qëllon në Tiranë, Kryeqytetin Europian të Rinisë vitin e ardhshëm,” deklaroi Veliaj.

/m.j

Next Post
Detaje të reja nga vrasja e Caroline/ Kamerat e dhomës së ndenjes zbulojnë gjithçka, ja bisedat që bënte piloti grek para se të ekzekutonte 20-vjeçaren

Detaje të reja nga vrasja e Caroline/ Kamerat e dhomës së ndenjes zbulojnë gjithçka, ja bisedat që bënte piloti grek para se të ekzekutonte 20-vjeçaren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përjashtimet në PD, Spahiu: Berisha ka zbuluar më shumë armiq brenda partisë se Enver Hoxha e Stalini së bashku

Përjashtimet në PD, Spahiu: Berisha ka zbuluar më shumë armiq brenda partisë se Enver Hoxha e Stalini së bashku

March 31, 2026
Mbështetja nga Rusia dhe SHBA-të nuk po e shpëton Orbánin në zgjedhje

Mbështetja nga Rusia dhe SHBA-të nuk po e shpëton Orbánin në zgjedhje

March 31, 2026
Finalja me Turqinë, Zhegrova feston ditëlindjen, FSK: Tortën do ta presim pas ndeshjes

Finalja me Turqinë, Zhegrova feston ditëlindjen, FSK: Tortën do ta presim pas ndeshjes

March 31, 2026
Vritet gjenerali i lartë iranian dhe familjarët e tij

Vritet gjenerali i lartë iranian dhe familjarët e tij

March 31, 2026
Një ditë pasi dosja e tij kaloi për gjykim, Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

GJKKO i refuzoi 50 mijë eurot, Ilir Meta kërkon lirinë nga Gjykata e Lartë

March 31, 2026
U vra 5 muaj më parë nga ish i dashuri, zhduket kafka e modeles italiane

U vra 5 muaj më parë nga ish i dashuri, zhduket kafka e modeles italiane

March 31, 2026

Një Kombëtare Kuqezi, apo dy përfaqësuese shqiptare në futbollin ndërkombëtar?

March 31, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 1 Prill 2026

March 31, 2026
Vrasja e 13-vjeçares shqiptare në Itali. Çfarë i shkroi Aurora ChatGPT-së për ish të dashurin?

Vrasja e 13-vjeçares shqiptare në Itali. Çfarë i shkroi Aurora ChatGPT-së për ish të dashurin?

March 31, 2026
Aksident në Vlorë, automjeti përplas 57-vjeçaren, shoferi lë makinën dhe arratiset

Aksident në Vlorë, automjeti përplas 57-vjeçaren, shoferi lë makinën dhe arratiset

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In