Qindra tifozë janë mbledhur para dyerve të “Selman Stërmasit”, në pritje për të hyrë në stadium për derbin midis Tiranës e Partizanit, i cili nis pas më pak se dy orësh, në 14:00.
Bie në sy prania e madhe e policisë, për të shmangur trazirat e mundshme midis dy tifozerive.
Bardheblutë do të kërkojnë fitoren e parë në stadiumin e rinovuar, pasi në takimin e parë u mundën nga Skënderbeu. Të kuqtë kryesojnë kampionatin me një pikë më tepër se korçarët dhe synojnë rikthimin e distancës së katër pikëve që kishin para fitores së kampionëve me Laçin.
Tiranës do t’i mungojë mesfushori Erion Vucaj, i cili nuk do të luajë deri në fund të muajit, për shkak të dëmtimit në ligamentin e gjurit.
Sulejman Starova pret deri në minutën e fundit për të parë nëse do të luajë mbrojtsi Ditmar Bicaj, i dëmtuar. Në rast se ai nuk ia del, i gatshëm është Endri Vrapi.
Formacionet e mundshme:
TIRANA: Ed. Bakaj, Smajli, Teqja, Karan, Hoxhallari, Kërçiku, Muça, Karabeci, Lika, Fukui, El. Bakaj
PARTIZANI: Hoxha, Ibrahimi, Krasniqi, Vrapi, Kalari, Fejzullahu, Batha, Daja, Mazrekaj, Trashi, Sukaj.
GJYQTARË: Kryesor: Lorenc Jemini; Anësorë: Ergin Doda, Denis Rexha, Redi Avdo; pas portave: Bardhyl Pashaj, Emirjon Sino