Çudirat në futbollin shqiptar nuk kanë fund. Ndeshja e kthimit mes Dinamos dhe Butrinit në turin e parë të Kupës së Shqipërisë nuk do të luhet.
Klubi mik ka njoftuar se për arsye distance dhe mungese lojtarësh, nuk mund të udhëtojnë në Tiranë. Në këtë mënyrë “blutë” e kryeqytetit kalojnë në raundin tjetër të kupës duke fituar ndeshjen 3-0 në tavolinë.
Dinamo fitoi duelin e parë në Sarandë me rezultatin 0-1, me golin e shënuar nga Diogo Da Silva.
/s/f