Tirana e Vlora në aksion, lirohen hapësirat publike! Hiqen strukturat e jashtme në lokalet pas Muzeut Kombëtar

Pronarët bizneseve në një nga zonat më të preferuara të kryeqytetit, pas Muzeut Kombëtar refuzuan të lirojnë hapësirat ku ushtrojnë aktivitetin, në zonën e dedikuar për lulishte…

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit me mbështetjen e Policisë Bashkiake u detyruan të ndërhyjnë

Punonjësit larguan karriget e lokaleve nga trotuari, dhe në disa raste u desh edhe përdorimi i fadromave për të çmontuar strukturat e jashtme.

Në aksion, edhe ekipet e tjera të Pastrim-Gjelbërimit.

Aksionin që ka nisur në gjithë vendin pas thirrjes publike të kryeministrit Edi Rama, e inspektoi nga afër në njësinë numër 2 në Tiranë, edhe Ministri i Shtetit Taulant Balla, bashkë me skuadrën socialiste të 11 majit. Deri në fund të muajit, grupet e deputetëve në terren do të inventarizojnë  problematikat e qytetarëve për zaptimin e hapësirave të përbashkëta. efekte

Edhe në Vlorë Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në Vlorë dhe Policia Bashkiake vijuan aksionin për lirimin e hapësirave publike në shëtitoren përgjatë vijës bregdetare në Vlorë. Ka ende biznese te cilat nuk i kanë liruar vetë hapësirat publike..

Në Kavajë policia konstatoi disa hapësira në rrugë, të cilat ishin përshtatur për ambiente me qëllim përfitimin, pa leje nga organet kompetente, kryesisht stenda me fruta e perimeve, karrige lokalesh në trotuar, apo vendosje e objekteve në rrugë për të zënë vende parkimi. Qytetarët që i kishin zënë këto hapësira i liruan ato me mirëkuptim.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.