• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Tirana dhe Taranto më afër/ Veliaj me kryebashkiakun Melucci: Së shpejti binjakëzojmë dy qytetet tona

by Java News
14/08/2022 15:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në Taranto, Itali, është takuar me kreun e Bashkisë Rinaldo Melucci me të cilin kanë nënshkruar një dokument mirëkuptimi i cili do të çojë dy qytetet drejt një marrëveshje binjakëzimi.

Dy kryebashkiakët zyrtarizuan në Palazzo di Città këtë rrugëtim, i cili tashmë ka kaluar nëpër disa etapa, siç është pjesëmarrja e përbashkët në Eurocities, apo sa i përket pritshmërive që ofrojnë Lojërat Mesdhetare.

“Tirana është një qytet në zhvillim, falë edhe angazhimit të mikut tim Erion dhe ekipit të tij. Tirana, në një farë mënyre ka brenda saj dëshirën për një fillim të ri, gjë të cilën e kemi edhe ne këtu në Taranto, një perceptim i cili gjeti dakordësinë edhe nga vetë kryebashkiaku Veliaj, teksa mbërriti në qytet dhe e cilësoi si “të pastër, me diell dhe plot turistë” – theksoi kryebashkiaku Melucci.

“Kemi shumë gjëra të përbashkëta, ndaj dhe duam që këto lidhje ndërmjet Puglias dhe Shqipërisë të forcohen edhe më tej, me kompanitë tona, me të rinjtë tanë, të cilët do të dinë ndoshta të na çojnë drejt një objektivi të përbashkët në 2026 dhe Lojërave Mesdhetare të Tarantos. Ndaj, jemi krenarë të mirëpresim kryetarin e Bashkisë së Tiranës dhe të mund të ndërtojmë së bashku me të, një rrugëtim që do të na çojë larg” tha Melucci.

Ndërsa kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se fakti që në Puglia jetojnë mijëra shqiptarë dhe anasjelltas, në kryeqytetin shqiptar po ashtu kanë ardhur mbi 25 mijë italianë, i bën dy qytetet mjaft të lidhura.

“Jam krenar për këtë lidhje. Në qytetin tim janë 25 mijë italianë që punojnë dhe jetojnë me ne. Përgjatë 30 viteve kemi bërë hapa të mëdhenj. Ishim pothuajse Koreja e Veriut e Europës dhe tani jemi një komb në zhvillim dhe kjo edhe me mbështetjen e vendeve mike, siç është Italia, sepse është komplet gjë tjetër të kesh fqinj që të sulmojnë,” u shpreh Veliaj.

Ai shtoi se marrëveshja që u nënshkrua sot dhe binjakëzimi i përbashkët dëshmon se njerëzimi është lidhja më e rëndësishme nga të gjitha.

Next Post
Turizmi malor, regjistrohen mbi 2000 prenotime në Theth

Turizmi malor, regjistrohen mbi 2000 prenotime në Theth

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Rest Less”: Shqipëria mes vendeve më mahnitëse evropiane për t’u vizituar

“Rest Less”: Shqipëria mes vendeve më mahnitëse evropiane për t’u vizituar

December 24, 2025
Nga kërkesa për Groenlandën tek “flota e artë” dhe pastrimi i ambasadorëve, megalomania e Donald Trump

Nga kërkesa për Groenlandën tek “flota e artë” dhe pastrimi i ambasadorëve, megalomania e Donald Trump

December 24, 2025
Mashtronin italianët me investime në ‘Forex’, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 7 persona

Mashtronin italianët me investime në ‘Forex’, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 7 persona

December 24, 2025
“Fëmijët shqiptarë përfundojnë në shtëpi bari”, alarmi që ngre avokati shqiptar në Angli

Zbulohet “shtëpia e barit” në Velipojë, dy të arrestuar, policia jep detaje

December 24, 2025
Trump, një video e rreme dhe 10 bashkëpunëtorë të mundshëm! Çfarë zbulojnë dokumentet e reja të Epstein

Trump, një video e rreme dhe 10 bashkëpunëtorë të mundshëm! Çfarë zbulojnë dokumentet e reja të Epstein

December 24, 2025
U dënua me 8 ndeshje pa tifozë, drejtuesit e Flamurtarit bojkotojnë ndeshjen në Shkodër

U dënua me 8 ndeshje pa tifozë, drejtuesit e Flamurtarit bojkotojnë ndeshjen në Shkodër

December 24, 2025
Vjen dërgesa e parë, Shqipëria pajiset me sistemet raketore Javelin

Vjen dërgesa e parë, Shqipëria pajiset me sistemet raketore Javelin

December 24, 2025
Policia i konfiskon 140 mln lekë 66-vjeçarit nga Fieri, dyshohet se janë produkt i trafikut të drogës (Detajet)

Marrëveshja me tatimet për Paqen Fiskale, nga janari 2026 kërkesa do dorëzohet në e-Tax

December 24, 2025
Papa kërkon 24 orë paqe në Ukrainë për Krishtlindje: I trishtuar që Rusia nuk e pranoi

Papa kërkon 24 orë paqe në Ukrainë për Krishtlindje: I trishtuar që Rusia nuk e pranoi

December 24, 2025
Lorenc Vangjeli: Ardhja e LaCivita-s në krye të fushatës së PD, e bën garën të drejtë 

Vangjeli: 2025, vit ndëshkimi, ende jo drejtësie, jemi larg

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com