• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tirana dhe Roma marrin një sërë masash për ti paraprirë valës së emigrantëve

by Java News
13/03/2016 16:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vizita në Itali e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, për të diskutuar bashkëpunimin italo-shqiptar për çështjen e refugjatëve, është shoqëruar edhe me veprime konkrete.

Një burim qeveritar i tha Top Channel se, një grup ekspertësh të Ministrisë së Brendshme shqiptare dhe asaj italiane janë duke hartuar një marrëveshje bashkëpunimi.

Memorandumi përmban detaje të hollësishme të anës operacionale në terren, për t’i paraprirë një vale të mundshme refugjatësh, të cilët po i afrohen kufirit jugor të Shqipërisë.

Pika më e rëndësishme e memorandumit do të jetë mënyra e mbikëqyrjes së përbashkët shqiptaro-italiane e të gjithë brezit kufitar prej 280 kilometrash me Greqinë.

Në memorandum do të parashikohet me detaje, numri i pikave të përbashkëta të kontrollit, sa do të jetë numri efektivëve shqiptarë dhe italianë, përfshi aspektet logjistike.

Po ashtu edhe hapësira detare shqiptare do t’i nënshtrohet një monitorimi të rreptë, për të parandaluar çdo tentativë trafiku. Për këtë pritet dislokimi i mjeteve lundruese të “Guardia di Finanza”-s në portet e Vlorës, Durrësit dhe Shëngjinit.

Një aneks i veçantë në memorandum parashikohet edhe për shkëmbimin e informacioneve të ndërsjellta, mes shërbimit sekret shqiptar dhe atij italian, për refugjatët sirianë potencialisht të rekrutuar nga Shteti Islamik.

Ndërkohë, mësohet se nuk kanë munguar as komunikimet telefonike mes kryeministrit Rama dhe homologut italian, Renzi, po për këtë çështje.

Memorandumi mes Italisë dhe Shqipërisë, që pritet të përfundohet në ditët në vijim, do të marrë firmat nga dy kryeministrat Rama dhe Renzi, ose të ministrave të Brendshëm Tahiri-Alfano. TCh

Next Post

"Rikthehet" anëtarësimi i detyrueshëm i bizneseve tek Dhoma e Tregtisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In