Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj dhe homologu nga Kosova, Glauk Konjufca dolën sot me një deklaratë të përbashkët në mbështetje të koalicionit të partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës.
“Në cilësinë e drejtuesve të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë nënvizojmë edhe njëherë rëndësinë e mbështetjes së koalicionit të partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës. Ky koalicion është thelbësor për ngritjen e frymës kombëtare dhe ruajtjen e të drejtave politike të shqiptarëve në Luginë. Ndaj, ne nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për ta mbështetur projektin e Luginës së Bashkuar deri në fund”, thuhet në deklaratë.
Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë sot në Konferencën e Nivelit të Lartë për Perspektivën Europiane, të zhvilluar në Selanik.
/a.r