• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tirana i bashkohet fushatës botërore kundër dhunës gjinore

by Java News
07/12/2017 18:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kulla e Sahatit në Tiranë u ndriçua mbrëmjen e sotme me ngjyrë portokalli, një ndër ngjyrat zyrtare të fushatës UNiTE të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, si pjesë e fushatës globale për të përkujtuar 16 Ditët e Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore.

 Të pranishëm në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishin, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, Koordinatori i Përhershëm i OKB Brian Williams si dhe përfaqësuesi i UN Women, Giuseppe Belsito.

 Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e vlerësoi këtë moment si mjaft special që synon përfshirjen e grave dhe vajzave në mënyrë të barabarta në çdo vendimmarrje si dhe gjetjen e zgjidhjeve për t’i dhënë fund dhunës. “Nga të gjitha ndriçimet, ky që bëjmë tani është më speciali se ka një mesazh shumë të veçantë sepse bëhet në një fushatë që unë e kam shumë përzemër, që nga koha që kam punuar në ministri dhe jam përfshirë më shumë në çështjeve e mbrojtjes së të drejtave të grave dhe sidomos në emancipimin e luftës kundër dhunës ndaj grave dhe besoj që do të më shoqërojë gjithë jetën”, tha Veliaj.

 Kreu i Bashkisë së Tiranës bëri me dije se mbi 65 për qind e stafit të punonjësve të Bashkisë së Tiranës janë gra dhe vajza. “Shumë njerëz thonë bravo bashkia, shumë mirë bashkia, i lumtë bashkisë, por ndërkohë shumë pak njerëz e dinë që 65 % e Bashkisë së Tiranës janë gra dhe vajza. Nëse një gjë bëhet mirë në bashki, mendoni që 65 % e kësaj merite është e grave dhe e vajzave të bashkisë. Për herë të parë  ne kemi në Bashkinë e Tiranës, në Këshillin Bashkiak, ku merren vendimet, më shumë gra dhe vajza se sa burra edhe djem. Këto janë disa shenja inkurajuese që ilustrojnë në  fakt emancipimin dhe progresin që kemi bërë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku deklaroi se ndonëse Tirana renditet mes 10 qyteteve me numrin më të ulët të krimeve ndaj personit në Europë, sfidë mbetet krimi brenda familjes. “Në qoftë se e marrim seriozisht jo vetëm këtë 16 ditësh, por në qoftë se e marrim seriozisht në mënyrë ditore këtë çështje të emancipimit dhe të kuptojmë që evropian nuk na bën hapja e negociatave, evropian na bën mënyra se si sillemi këtu.  Ndaj unë ju ftoj të gjithëve që me kujtimin e kësaj ndezje të posaçme secili prej nesh duhet të kuptojë se ka një mision. Sigurisht ju mund të thoni që misionin kryesor e kanë ata që e kanë për detyrë. Unë besoj që jo vetëm ata që e kanë detyrë që mundohen ta bëjnë këtë punë si një punë të përditshme, por secili prej nesh e ka në dorë nga mënyra se si trajton gratë, zonjat, vajzat në shtëpinë e vet, në shkallën e vet, në vendin e vet të punës”, deklaroi Veliaj.

a.ç

Next Post
Integrimi në BE, Bushati takon kancelarin e zgjedhur të Austrisë

Integrimi në BE, Bushati takon kancelarin e zgjedhur të Austrisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Dosja ‘Balluku’ po provon që socialistët nuk kontrollojnë as gjykatat dhe as prokurorinë

February 12, 2026
Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

February 12, 2026
Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

February 12, 2026
Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

Balla: Drejtësia nuk mund të sfidojë pushtetet e tjera. Kushtetuesja? Fjeti gjumë!

February 12, 2026
“Vizioni i PS, Shqipëria 2030″/ Klosi për listat e PS: Askujt nuk i pengohet e drejta për të kandiduar, për sa kohë nuk është dënuar

“Kur vjen orari për imunitetin e Ballukut?”, Blendi Klosi shpjegon kërkesën e deputetëve

February 12, 2026
VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

February 12, 2026
Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

February 12, 2026
Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

February 12, 2026
Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

“Kam besim se do veprojë”, Balla: Testi më i madh i drejtësisë së re është dosja e 21 janarit

February 12, 2026
Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In