• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Tirana Art Fest” vijon audicionet edhe në njësitë administrative të Tiranës

by A R
19/02/2017 11:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për herë të parë, “Tirana Art Fest” ka nisur audicionet e saj edhe në gjimnazet në periferi të kryeqytetit. Në ndryshim nga viti i pare, ku audicionet u organizuan vetëm në gjimnazet kryesore të Tiranës, këtë vit, të rinj nga mosha 15 deri në 19 vjeç të gjimnazeve të njësive administrative që i janë shtuar së fundmi Bashkisë së Tiranës, si Baldushku, Farka, Kashari, Peza, Vaqarri, Shëngjergji, Ndroqi, performuan në tre disiplina të ndryshme: muzikë, kërcim dhe multimedia.

Në aktivitetin e zhvilluar në Shkollën e Mesme të Bashkuar në Mullet, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ndryshe nga vitet e mëparshme, TAF është menduar që të organizohet këtë vit edhe në zonat rurale, për t’u dhënë të gjithëve shansin që të provojnë veten. Veliaj theksoi se askush nuk duhet të ndihet i disavantazhuar për shkak të zonës ku ai banon. Ai u shpreh se “Tirana Art Fest” është edhe një mënyrë për t’i përfshirë të rinjtë në aktivitete kulturore, duke i larguar nga fenomenet negative të shoqërisë.

“Një nga gjërat që më mërzit është fakti se si kafet janë plot me djem dhe vajza të rinj. Në Francë, Itali, Gjermani, kafet kryesisht i mbushin mosha mbi 70 vjeç, kurse ne e fillojmë që 14 vjeç. Nuk është normale! Kjo është mosha më e bukur. Më vjen mirë që ‘Tirana Art Fest’ i ka hequr djemtë dhe vajzat nga kafet, bingot dhe bastet, dhe i ka kthyer te arti, kënga, te vallëzimi. Ndaj jam shumë krenar për ju”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë së Tiranës shprehu bindjen se kush ka talent dhe vullnetin për të ecur përpara, mund t’ia dalë në çdo fushë. “Në qoftë se i vë qëllim vetes diçka, besoj se secili prej nesh e ka mundësinë që t’ia dalë. Besoj se talenti është i shpërndarë kudo dhe nuk mund të kemi disa aktivitete vetëm për qytetin, kurse zonat rurale t’i lëmë jashtë. Asnjë djalë ose vajzë në Tiranë nuk duhet të ndihet i disavantazhuar, se mund të ketë një mbiemër të panjohur, se mund t’i ketë prindërit me të ardhura modeste, se mund të mos ta ketë shtëpinë në bllok”, theksoi Veliaj. “Unë besoj që me Bashkinë që kemi sot, me skuadrën që kemi sot, kush ka talent, kush është i mirë, kush punon fort, mund t’ ia dalë me shumë sukses”, tha ai.

Veliaj tha Bashkia e Tiranës ka rikthyer bursat për nxënësit e shkëlqyer duke shpërndarë 2228 bursa për 2016-n. Ai theksoi se përmes këtyre aktiviteteve jepen mesazhe të qarta se edhe në këto zona, që janë larg qendrës së qytetit, ka të rinj dhe të reja që kanë talent dhe vullnet për të punuar. “Tirana Art Fest” jo vetëm që ka sjellë gjallërimin e jetës kulturore-artistike rinore, por në të njëjtën kohë ndikon pozitivisht edhe në luftës kundër fenomeneve negative të shoqërisë, si alkooli, droga, duhani apo dhuna. /b.d

Next Post
Opozita kosovare s’i pranon matjet e reja të Komisionit të kufirit

Opozita kosovare s’i pranon matjet e reja të Komisionit të kufirit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kombëtarja e Iranit del në fushë me çanta fëmijësh, homazh për 165 vajzat që vranë amerikanët

Kombëtarja e Iranit del në fushë me çanta fëmijësh, homazh për 165 vajzat që vranë amerikanët

March 29, 2026
FOTO / Makina ‘merr para’ këmbësorët në qytetin britanik, çfarë raportohet

FOTO / Makina ‘merr para’ këmbësorët në qytetin britanik, çfarë raportohet

March 29, 2026
MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

March 29, 2026
Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

March 29, 2026
Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Match Maker Albania2, Rama: Shqipëria shihet me seriozitet nga investitorët e huaj

March 29, 2026
A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Përgjigjet Edi Rama!

Dialog me qytetarët dhe përgatitje për Vendoret 2027, Rama njofton nisjen e takimeve në gjithë vendin

March 29, 2026
VIDEO / “Bin Salman duhet të më puthte b****”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

VIDEO / “Bin Salman duhet të më puthte b****”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

March 29, 2026
Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

March 29, 2026
Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

March 29, 2026
Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In