• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Timonier, mbaje fjalën!

by S M
03/07/2017 19:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi

Kryeministri i rikonfirmuar i 25 qershorit u ka prezantuar tashmë shqiptarëve “bocetin” e programit të tij të qeverisjes. Edi Rama ka provokuar një diskutim të gjerë në rrjetet sociale, lidhur me prioritetet e mandatit të dytë dhe me rrugën që duhet ndjekë qeverisja, në pyllin e madh të krizave e problemeve që kalon Shqipëria e sotme.

Është lehtësisht e imagjinueshme se një kryeministër në detyrë e di fort mirë se ku i pikon çatia shtetit që ka drejtuar për katër vite. Aq më tepër një politikani si Edi Rama, i cili ka nisur ta zgjerojë bazën e njohjes së halleve të qeverisjes, qysh në fundin e viteve ’90 kur u zgjodh ministër i kulturës. Strategjia që Edi Rama po adopton këto ditë, pas daljes së rezultatit të 25 qershorit, synon diçka tjetër nga identifikimi i listës së vatrave të zjarrit që do t’i duhet të shuajë katër vitet e ardhshme.

Duket se nisma e kryeministrit për të instaluar një dialog me qytetarët, prej të cilëve të marrë shënim gjithsa ata thonë dhe pretendojnë nga qeveria e re, ka të bëjë më shumë më mbajtjen gjallë të procesit vital të komunikimit që një maxhorance i duhet të ketë më shtetasit që e kanë votuar. Por ndoshta më shumë, edhe me ata që s’e kanë votuar. Fjala është për atë pjesë të shoqërisë që e sheh me mosbesim piskamën elektorale të Edi Ramës, për timonin vetëm dhe për tepsinë e pastruar nga duart e tjera që kishin  pjesë aty për katër vitet e shkuara.

Rama ka hasur shpesh në fushatë njerëz të bezdisur nga premtimet e politikës, nga falsiteti dhe hipokrizia e saj. Regjistrohen pa vështirësi raste ku njerëz të zakonshëm i kanë dhënë dorën në një takim a miting elektoral, duke i thënë se nuk do ta votojnë, sepse një zyrë hipoteke që kërkon para nën dorë, një praktikë e rëndomtë administrative e zvarritur, një sherr prone ku shteti refuzon të bëjë arbitrin, një eksperiencë e keqe në një shkollë a spital apo një nëpunës që ka kërkuar ryshfet për të hedhur një firmë – të gjitha këto, në fund të katër viteve mandat, i llogariten (me të drejtë) kryeministrit të vendit, si një dështim i tij politik dhe menaxherial. Kjo masë e madhe shqiptarësh pret sot, së bashku me 760 mijë votuesit e PS, një ndryshim radikal drejtimi, nga i vetmi timonier që ka mbetur në autobusin e qeverisjes.

Problemet që Edi Rama rigjen në tavolinën e tij të punës janë të shumta dhe të jo të lehta për t’u zgjidhur. Ekonomia, vendet e punës, pastrimi i qeverisjes nga drejtuesit rastësorë, futja në kabinet e peshave vërtet të rënda, e jo e servilëve që e kanë krahasuar këto kohë me të gjithë rilindasit dhe heronjtë e të shkuarës, rivitalizimi i të gjithë asaj pjese të shtetit që sot duket apatike dhe pasive, një platformë reformash të qarta ku duhet kërkuar dhe marrë konsensusi i opozitës, kjo është vetëm një pjesë e sfidës që socialistët e dinë se duhet ta mbajnë mbi shpinë të vetëm, pa mundur të përdorin më alibinë e “aleatit hileqar”. Largimi i duarve të tjera nga tepsia duhet të na japë një kontroll më të fortë mbi të gjitha hallkat e shtetit, nga qeveria e deri tek organizmat e kontrollit të mjedisit, ushqimeve, karburanteve, pronave, hipotekave e licensave gjithfarësh. Rama e ka kuptuar drejtë se institucionit e kontaktit me qytetarin, janë prova e tij zjarrit. Aty do të ngrihet ose do të rrëzohet imazhi i shtetit. Aty do të  provohet nëse ai ka mbajtur fjalime boshe nëpër Shqipëri, apo nëse ka propozuar një tjetër vullnet politik nga ai i katër viteve të shkuara. Ai ka kuptuar gjithashtu se turizmi dhe bujqësia do të jenë të vetmet komerdare shpëtimi për një vend që nuk prodhon as Ferrari dhe as centrale bërthamore. Të shohim nëse këtë intuitë të saktë do ta kthejë në politika afatgjata dhe produktive për të ardhmen e Shqipërisë.

Shqipëria ka sot një rrugë delikate drejt daljes përfundimtare nga tranzicioni postkomunist. Konsolidimi i institucioneve, lufta kundër korrupsionit të përhapur në të gjitha katet e shtetit, hapja e negociatave të anëtarësimit, janë të gjitha hallka të lidhura pazgjidhshmërisht mes tyre. Pas tetë vjetësh gjithçka do të peshohet me produktin real të dalë nga këto sfida tinëzare dhe komplekse. Rama po drejton një makinë, e cila ka shumë pak marzh gabimi. Na premtoi se po ta kishte vetë timonin, gjithçka do të ishte më e lehtë. I takon tani të na bindë se ndërkohë që nuk ka fare patentë makine në jetën reale, di të drejtojë në mënyrë të paqortueshme anijen e lodhur shqiptare.

Next Post
Si sot, më 3 Korrik, ka lindur Kafka dhe vdiq mbretëresha Maria de Medici

Si sot, më 3 Korrik, ka lindur Kafka dhe vdiq mbretëresha Maria de Medici

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I dërguari i Macron, optimist për integrimin: Shqipëria brenda tre viteve në BE

I dërguari i Macron, optimist për integrimin: Shqipëria brenda tre viteve në BE

February 26, 2026
“Koha e dorëheqjeve morale do të vijë”, Rama: 100 herë të kthehesha pas, do të zgjidhja reformën në drejtësi

“Koha e dorëheqjeve morale do të vijë”, Rama: 100 herë të kthehesha pas, do të zgjidhja reformën në drejtësi

February 26, 2026
“Katër varre presin drejtësi”, Rama kritika SPAK-ut: Po për 21 Janarin pse nuk bëni kontrolle banesash?

“Katër varre presin drejtësi”, Rama kritika SPAK-ut: Po për 21 Janarin pse nuk bëni kontrolle banesash?

February 26, 2026
Prezantohet draft-raporti për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, shqetësimet e eurodeputetëve

Prezantohet draft-raporti për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, shqetësimet e eurodeputetëve

February 26, 2026
Alarm në SHBA për avionët Boeing 737, problem serioz me nxehtësinë në kabinën e pilotëve

Alarm në SHBA për avionët Boeing 737, problem serioz me nxehtësinë në kabinën e pilotëve

February 26, 2026

Imuniteti i Ballukut, Rama: Do pres raportin. Nuk mund të hyjmë në vallen e dorëheqjeve automatike

February 26, 2026
“AKSHI institucion krenarie”/ Rama për Karçanaj: I vunë mbi supe vila dhe makina, ajo jeton me qira dhe s’ka patentë

“AKSHI institucion krenarie”/ Rama për Karçanaj: I vunë mbi supe vila dhe makina, ajo jeton me qira dhe s’ka patentë

February 26, 2026
Vodhi një bankë në Koplik, arrestohet pas 4 vitesh 22-vjeçari

Vodhi një bankë në Koplik, arrestohet pas 4 vitesh 22-vjeçari

February 26, 2026
“I marrin në SPAK dhe u bëjnë presion të pranojnë fajin”, Rama: 40 kontrolle natën e Vitit të Ri në shtëpitë e zyrtarëve…

“I marrin në SPAK dhe u bëjnë presion të pranojnë fajin”, Rama: 40 kontrolle natën e Vitit të Ri në shtëpitë e zyrtarëve…

February 26, 2026
Përgjegjësi i ARRSH: Mjetet e tonazhit të rëndë mbi norma, shkak kryesor i degradimit të rrugëve

Përgjegjësi i ARRSH: Mjetet e tonazhit të rëndë mbi norma, shkak kryesor i degradimit të rrugëve

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In