• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 10, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tigri i vërtetë prej letre është Kurti!

by Edvin Kulluri
12/07/2023 09:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edvin Kulluri

Mes “nacionalistëve” dhe “sovranistëve” të Kosovës dhe Shqipërisë ka rënë një heshtje varri. Pergjimet në të cilat Momoza Kusari Lila është ekspozuar duke komunikuar me një person të komuitetit serb të veriut të Kosovës me më shumë hije se dritë, konfrirmoi atë që dihej. Dardha e ka gjithmonë bishtin mbrapa! Mbase dikush më radikal në qëndrime do përdorte shprehjen “nacionalizmi është streha e fundit e Kurtit”, por për të mos e gjykuar kaq ashpër Kryeministrin e Kosovës, mjafton të thuhet se tullumbacja nacionaliste e fryrë nga Vetëvendosja ka qënë e mbushur me ajër serb. Sepse të krijosh atë furtunë artificiale por shumë të rrezikshme në veri, kur ke qënë në komunikim të vazhdueshëm më krimininelët e veriut, sic u pëlqen ti quajnë Svecla me shokë, do të thotë së minimalisht je hipokrit. E maksimalisht sharlatan. E këto fjalë në pamje të parë të rënda, janë mëse korrekte kur kujtojmë dhjetëra ushtarët e plagosur të KFOR e po aq policë special të Kosovës. E fatkeqësisht njëri prej tyre ka humbur njërën gjymtyrë prej lojërave të Kurtit me kriminelë dhe konfidentë telefonash. Dhe lojërat me jetë njerëzisht janë më saë paku sharlataniste.

Pikërisht në momentin kur dukej se një marrëveshje mes Kosovës e Sërbisë për njohjen reciproke ishte më afrë se kurrë pas takimit të Ohrit, Vucic ngriti topin me bojkotin e zgjedhjeve në komunat sërbe, e Kurti e gjuajti. Dhe kjo nuk është hera e parë, pasi 4 vite më parë ishin po aq afër marrëveshjes në Ëashington, dhe me një të rënë të lapsit në Hagë, e protestat e dhunshme në Prishtinë, të njëtët aktorë rrëzuan draftin e administratës Trump. E pra në dy rrethana të ndryshme, me dy administrata të ndryshme amerikane, të njëtët aktorë bëjnë të njëjtën gjë. Sabotojnë në sinkron si në balet në akull marrëveshjen e mundshme. Si ka mundësi?! Cfarë ka ndodhur që në rrethana e kohë të ndryshme rezultati është I njëjti, “no agreement”?! Domethënë se ka dicka që nuk shkon. Ky rakordim në mosmarrëveshje mes dy leader-ve të Sërbisë dhe Kosovës që ndërrojnë pozicionet mes “good boy” dhe “bad boy” me rrotacion të përpiktë, ka qënë efektiv në përpkmëri.

Por ka dhë një gjë tjetër që I bashkon. Sovranizmi prej perëndimit. Vucic e tha troc tre ditë më parë në konferencën e shtypit me Ramën, se “kumbarët I zgjedhim vetë”, duke shvleftësuar propozimin Franko-Gjerman . Ndërsa Donika Gërvalla në një prononcim gërdallë, e quajti BE “tigër prej letre”, shprehje e nxjerrë nga veprat e Enver Hoxhës më një mëndjelehtësi të paparë. Dhe dyshimet se përvec naivitetit romantik të nacionalzmit, ka dhe gjrëa të tjera që lëvizin në rrogoz po përvijohen si dyshime të arsyeshme.

Pikërisht komunikimi mes zyrtares së Vetëvendosjes dhe një personazhi të rëndësishëm pranë Listës Sërbe, tregon se “patriotizmi” televiziv është vecsë I tille dhe jo real. Ndërsa retorika kundërshtuese ndaj partnerëve perëndimorë është reale pasi përplasja e muajve të fundit është zhvilluar ditën me diell. Aq më tepër po të kemi parasysh dhe dakortësinë e vetë Kurtit në Ohër, e cila u shua në kurriz të thirrjeve të SHBA dhe BE për të mos tensionuar situatën në komunat sërbe, nuk mbetet më vend për hamendësime se ka marrëveshje pikërisht me partnerët. Në të kundërt, SHBA dhe BE janë snobuar publikisht, sfiduar platealisht dhe tashmë sulmuar idiotësisht si “tigër prej letre”.

Por ja që rrugët e politikës e sidomos ato ndërkombëtare janë “të pafundme” thuajse si “rrugët e Zotit”. Janë rrugë nëpër të cilat Kusari Lila dhe Gërvalla mendojnë se mund ti shkelin duke harruar se në kalldrëm nuk ecet mbi taka. Më e pakta thyen takat e mbetesh zbath, e shumta thyen këmbët e s’ke nga shkon. Por rrugët e pafundme mund të jenë dhe rrugë që nxjerrin opinionin e manipuluar public nga rrugicat qorre të retorikës sovraniste, në rrugë me dritë. Dhe pikërisht pas daljes së bisedave telefonike, njerëzit kuptojnë se pas fasadës moraliste, legjitimiste e të tjera parulla emocionale,  qëndrojë me shumë mundësi marrëdhënie okulte që në të kundërt vërtetojnë me shumë gjasa, se patriotizmi është instrument për të sinkronizuar dështimin e njohjes së Kosovës. Apo akoma më keq janë leva që ngrenë konflikte pikërisht në momentin më të gabuar për perëndimin e impenjuar në Ukrainë, e lehtësojnë ditët e turbullta në Moskë.

Mbase shpallja “non grata” e Aeksandër Vulin dhe dalja e bisedave telefonike të  Kusari Lilës në të njëjtën kohë janë rastësi. Ashtu si “tigri prej letre” I përdorur për dy vendet më ndikuese ne BE mund të shndërrohet lehtësisht nga përpjekje për ridikulizim të tyre në autogol për Kurtin. Sepse I vetmi “tigër prej letre” që mund të mbetet në arenën e ndezur tinëzisht në veri të Kosovës, mesa duket është vetë Albin Kurti!

Next Post
Dhunohet me sende të forta një 30-vjeçar pranë gjimnazit “Partizani”

E rëndë në Tiranë, 43-vjeçari godet me sende të forta bashkëshorten

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori i BE dorëzon progres raportin për Shqipërinë: KE, gati t’ju mbështesë për mbylljen e negociatave deri në fund 2027

Nesër zgjidhet kreu i ri i SPAK, ambasadori Gonzato: Të jetë person me integritet të padiskutueshëm

December 10, 2025
PD kërkon shkarkimin e Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës

International Policy Digest: Erion Veliaj dhe testi shqetësues i Europës për demokraci të qëndrueshme

December 10, 2025
Aksioni kundër ndërtimeve pa leje, Rama publikon pamjet: Vijojmë pa pushim

Aksioni kundër ndërtimeve pa leje, Rama publikon pamjet: Vijojmë pa pushim

December 10, 2025
VIDEO-Shtëpia përfshihet nga flakët në Pogradec, ndodhej afër banesave të tjera. Dyshohet..

VIDEO-Shtëpia përfshihet nga flakët në Pogradec, ndodhej afër banesave të tjera. Dyshohet..

December 10, 2025
Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Ambasada Britanike: KLP të realizojnë një proces të lirë, të drejtë dhe transparent!

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Ambasada Britanike: KLP të realizojnë një proces të lirë, të drejtë dhe transparent!

December 10, 2025
“Non grata”-t në Ballkan nuk janë thjesht një ndërhyrje në rajon, ato mbrojnë interesat ekonomike dhe strategjike amerikane

“Non grata”-t në Ballkan nuk janë thjesht një ndërhyrje në rajon, ato mbrojnë interesat ekonomike dhe strategjike amerikane

December 10, 2025
Sekuestro preventive llogarisë bankare të 30-vjeçarit të arrestuar në Greqi

Përdhunoi vajzën me probleme të shëndetit mendor dhe e la shtatzëne, Prokuroria dërgon për gjykim autorin

December 10, 2025
Avokati i Popullit, lista me kandidatët miratohet në Komisionin e Ligjeve, kalon në seancë për votim

Gara për Avokatin e Popullit, kandidati: Marrëveshje e fshehtë mes PS dhe PD për të nxjerrë Endrit Shabanin

December 10, 2025
“Bëjmë koalicion me…”, flet Fatbardh Kadilli: Ja çfarë është “IDE”! Jam në diskutime me deputetë të Berishës dhe Bashës

“Lëvizja e Salianjit? S’ka aksion politik, por është personale. Të tregojë me kë e ka luftën!”-Kadilli: PD është bërë kënetë

December 10, 2025
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

Kur ndodhi dallga më e madhe e emigracionit në 35 vjetët e fundit?

December 10, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In