Festa e Barcelonës për trofeun e botërorit të klubeve është prishur nga një incident në aeroportin e Tokios, ku skuadra priste të merrte rrugën e kthimit.
Kur lojtarët e Barcelonës ishin përgatitur për të kryer kontrollin e pasaportave dhe të kalojnë nëpër harkun e sigurisë, disa tifozë të River kanë fyer Leo Messin, ndërsa njëri arriti deri aty sa e pështyu.
Messi e humbi toruan dhe tentoi ta godiste me grusht, por u ndalua nga Mascherano dhe Luis Enrique.