Tifozët kanë votuar kundër transferimit të Neymarit në “Santiago Bernabeu”.Eliminimi i hershëm i Paris Saint Germain-it nga Liga e Kampionëve dhe lëndimi që pësoi ditë më parë Neymari, ku u diskutua shumë se ka pasur dhe pakënaqësi mes lojtari e klubit nëse duhet të operohet apo jo – ka rritur edhe më shumë spekulimet se braziliani mund të transferohet në “Santiago Bernabeu” gjatë verës.
Por, në anketën e bërë nga e përditshmja madrilene AS, tifozët kanë votuar kundër transferimit të brazilianit në Madrid.
Nga 47 mijë e 854 votues sa kanë votuar deri më tani, 55.56% e tyre i ka thënë ‘jo’ transferimit të Neymarit në Real, ndërsa 44.44% e tyre mendojnë se 26 vjeçari duhet ta veshë fanellën e Los Blancos.
Sido që të jetë, Neymar mbetet prioriteti kryesor i Real Madridit dhe dëshira e madhe e Florentino Perezit, përgatiti ”Gazeta Express”. (b.an)