Tifozët e Kroacisë me hedhjen e fishekzjarrëve në fushë gjatë ndeshjes kundër Republikës çeke ia rrezikuan jetën edhe fëmijëve kroatë që ishin në tribuna, shkruan “Goal.com”. Kroacia është nën ethe, në pritje të vendimit të UEFA-së pas problemeve të shkaktuara nga tifozët në ndeshjen kundër Republikës çeke.
Dhjetë minuta para fundit, ata hodhën fishekzjarre në fushë duke e ndërprerë përkohësisht duelin e xhiros së dytë në Grupin D. Por, “Goal.com” ka publikuar një koment duke shkuar edhe më larg. Tifozët e Kroacisë me hedhjen e fishekzjarrëve në fushë gjatë ndeshjes kundër Republikës çeke ia rrezikuan jetën edhe fëmijëve kroatë që ishin në tribuna, shkruan “Goal.com”, përcjell “Lajmi.net”.
Ekipi kroat është duke luajtur bukur, Evropa mahnitet nga mbështetja e madhe e tifozëve ndaj skuadrës. Por, problemi u krijoi telashe futbollistëve në fushë të cilët në fund barazuan 2:2 edhe pse ishin në epërsi 2:0.
ma.me