Një grup i madh i tifozëve islandezë udhëtuan nga Reikjavik në Marsejë, në ndeshjen e ekipit të tyre kombëtar me Hungarinë me një aeroplan që mbarte emrin dhe ngjyrat e grupit Iron Maiden, i cili sapo ka përfunduar një turne botëror.
Sipas faqes Flight-trader 24, në avion ishin 324 tifozë të Islandës që do të ndjekin ndeshjen me Hungarinë në Marsejë, citojmë BETA.
Ky avion dje i dha fund një fushatë pesë-mujore nëpër botë, ku mbarti një nga grupet më të mëdha të rock në turne, i mbiquajtur “Libri i shpirtrave”, dhe, në më shumë se 123,000 kilometra, ka qëndruar në 45 qytete.
Boeing 747, në pronësi nga kompania islandeze “Air Atlanta”, i është dhënë me qira grupit britanik dhe bishti ka një imazh të “Eddie”, maskota e Iron Maiden, si dhe emrin e grupit dhe të turneut të shkruar në bishtin e avionit. (b.an)