Sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane, është shpallur Futbollisti i Vitit 2017 nga Federata e Tifozëve të Futbollit. 24-vjeçari realizoi 47 gola në 46 ndeshje për klubin dhe përfaqësuesen angleze në një vit kalendarik.
Kane aktualisht është i dyti në listën e golashënuesve më të mirë sivjet me dhjetë gola të shënuar, dy më pak se lideri, Mohamed Salah i Liverpoolit.
Pasi fitoi çmimin, Kane është shprehur i lumtur duke falënderuar tifozët për votimin për të. Kane ka qenë golashënuesi më i mirë i Premier Ligës në dy sezonet e fundit, përgatiti Express. (b.an)