Grupi më i madh në mbështetje të kombëtares shqiptare të futbollit, “Tifozat Kuq e Zi” para ndeshjes me Serbinë kanë udhëtuar për në Prekaz në banesën muze të Jasharëze ku ka jetuar frymëzimi i tyre.
Gjesti i tifozëve kuqezi është bërë për faktin se në Elbasan përballë Serbisë do të jenë të ndaluara disa simbole kombëtare, si UÇK, apo heroi foto të Adem Jasharit, pasi mund të ndëshkohen nga UEFA.
Një gjë e tillë ka bërë që një numër i madh tifozësh të veshur edhe me simbolet kombëtare të udhëtojnë për në kullën e Prekazëve në Kosovë për t’u frymëzuar para sfidës së 8 tetorit me të kaluarën e dhimbshme që u shkaktuan serbët.