Thiago Silva ka insistuar se Brazili meriton më shumë respekt nga ekipet kundërshtare pasi ekipi i tij mposhti Gjermaninë me rezultat 1 me 0. Brazilianët treguan se përse konsiderohen favoritë për Botërorin kur i dhanë fund serisë së gjermanëve prej 22 fitoreve.
“Me gjithë respektin për Gjermaninë, por kjo fanellë [e Brazilit] meriton më shumë respekt. Jemi krenarë që siguruam këtë rezultat kundër një ekipi të mirë”, ka thënë Silva për TV Globo.
“Jemi në rrugën e duhur, jemi të përulur dhe të disiplinuar, në ndeshje treguam diçka më shumë. Do të thotë se stili jonë i futbollit po përmirësohet më shumë dhe këtë e synuam që prej fillimit.”, ka thënë veç të tjerash mbrojtësi brazilian, përgatiti Koha. (b.an)










