• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Do t’i thyej këmbët të humbasësh botërorin”, kërcënimet në fushën e futbollit

by A R
12/02/2018 16:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk është e pazakonshme që në fushën e lojës të dëgjohen fyerje nga më të ndryshmet dhe sharje. Në fund të fundit, rregulli i pashkruar thotë se ajo që ndodh në fushën e lojës duhet të qëndrojë në fushën e lojës. Është një rregull që përjashton të gjitha normat etike dhe morale të shoqërisë. Një gjë e tillë ka ndodhur kur ish-lojtari Carlos Bilardo ka mësuar përmendësh emrat e bashkëshorteve të lojtarëve kundërshtarë për t’i provokuar këta të fundit me fyerje të ndryshme. “Nuk ka asnjë ndryshim mes Spanjës dhe Italisë, njerëzit e zgjuar e dinë se çfarë ndodh në fushën e lojës, është pjesë e futbollit, pjesë e spektaklit”, ka thënë ish-lojtari i Valencia-s, Amedeo Carboni. “Më pas e gjen veten në një restorant ose me pushime me ata, siç më ka ndodhur mua me Victor të Deportivo-s”.

Nga fyerjet te “selfie”

“Ajo që u tha në fushë nuk doli në shtyp, ata më thanë disa gjëra që unë i injorova. Tani bëhet një selfie dhe kjo gjë shkakton më shumë dhunë, nuk më pëlqen aspak”, ka thënë braziliani Donato në lidhje me ndryshimet që kanë ndodhur në botën e futbollit që nga koha kur ai luante me Atletico-n. “Futbolli është përplasje fizike dhe fjalë, ka njerëz që flasin në televizor dhe unë e fik sepse mund ta kuptosh se ata nuk kanë goditur kurrë një top në jetën e tyre”. Nayim, ish-futbollist spanjoll, ka përjetuar dy kultura të ndryshme të futbolli gjatë aktivizimit me Tottenham dhe Real Zaragoza, por ai ka thënë se kudo ka qenë e njëjta gjë. “Gjithmonë ka qenë kështu. Në momentet e nxehta thua gjëra që zakonisht nuk do t’i thoje”, ka thënë ai. “Në Angli përfundon në një lokal me kundërshtarin, është më e ndershme, ndërsa latinët përfitojnë më shumë nga situata”.

Një tjetër që ka reflektuar mbi rregullin e pashkruar të futbollit ka qenë Poli Rincon, një hero i Betis. “Është një kod që ekziston në futboll, kështu ishte në kohën time, paguhesh për të duruar fyerjet”, ka thënë ai. “Nuk mbaj mend lojtarë që të ankoheshin në shtyp, luftonim deri në vdekje, por më pas përshëndeteshim ‘shihemi më vonë, gjithë të mirat’. Unë nuk do të ankohesha kurrë para mikrofonave dhe të thoja ‘ata më fyen në këtë apo atë mënyrë’”. Njëri nga dëshmitarët e kësaj situate ka qenë ish-arbitri Raul Garcia de Loza. “Ashtu ka ndodhur dhe vazhdon të ndodhë. Ti i dëgjon, por nuk i jep shumë rëndësi”, ka thënë ish-gjyqtari. “Argjentinasit dhe uruguainasit kanë qenë ata që kanë folur më shumë, ndërsa ishte shumë e vështirë të provokoje anglezët dhe gjermanët. Duhej të ishe një psikolog për t’i provokuar ata”. Një tjetër ka qenë ish-kapiteni Pablo Alfaro, një nga lojtarët më të ndëshkuar me kartonë në La Liga. “Është një rregull që nuk është shkruar askund dhe ka qenë kështu që nga koha kur nuk kishte shumë kamera”, ka thënë Alfaro. “Tani shikon gjithçka në fushë, në stol, por gjithmonë janë thënë shumë fjalë”.

Miq dhe provokime

Të izoluar nga loja, portierët kanë një këndvështrim unik të asaj që ndodh para tyre, duke përfshirë edhe argjentinasin Leo Franco. “Është diçka që ndodh sepse është një karrierë e gjatë dhe një rival mund të bëhet shoku jot i skuadrës ose e kundërta”, ka thënë ai. “Pas shtrëngimit të duarve, miqësia harrohet, mbetet vetëm rivaliteti. Tani shikon lojtarët që takohen, puthen, i japin dorën njëri-tjetrit në tunel dhe kjo ndodh sepse janë shokë në kombëtare apo shokë të shkove. Por gjithçka mbetet në fushën e lojës”. Rincon ka shpjeguar pse ndodh kjo gjë: “Strategjia është që të shpërqendrosh kundërshtarin, ta bësh atë të humbasë durimin”. Nayim ka shtuar se: “Thuhen shumë fyerje dhe bëhen shumë kërcënime, por që nuk funksionojnë kundër lojtarëve me personalitet”.

Nayim, Anfield dhe kapiteni i tij 

“Ka lojtarë që acarohen me lehtësi”, ka vazhduar Franco. “I jep një goditje dhe ata acarohen, i thua diçka dhe nuk duan t’ia dinë, kurrë nuk kanë pasur ndikim tek unë”. Carboni ka shtuar se: “Ne jemi latinë, fyerjet ndaj nesh janë të zakonshme”. Ndërsa, Garcia de Loza ka thënë: “Lojtarët duan të fitojnë ndeshjen, por arbitrit nuk i intereson kjo. Në kampionatin argjentinas, kur San Lorenzo u ndesh me River Plate, Victorio Cocco ka kërcënuar Beto Alonso-n se do t’i priste bol… . ‘Mbylle gojën, ti o mut’ ka qenë përgjigja dhe ndeshja vazhdoi si zakonisht”. Edhe Nayim ka pësuar fyerje në fushën e lojës, edhe nga kapiteni i tij. “Në Anfield, kur luaja me Tottenham, simulova sikur kisha marrë një goditje me bërryl dhe u shtriva në fushë”, ka thënë ai. “Kapiteni im, Garuy Mabbutt, erdhi tek unë dhe më tha ‘ngrihu, mut’. Pas pjesës së parë trajneri im, Terry Venables, më zëvendësoi. Shtypi e pasqyroi këtë dhe unë nuk e bëra më”.

Gjuha e Carboni-t

Njohja e italishtes i ka kushtuar shumë Carboni-t në fushë: “Në Itali themi gjithmonë ‘vaffanculo’, në Spanjë ‘cabron’. Kur arbitri më paralajmëronte, gjatë kohës që luaja në Spanjë, unë thoja ‘vaffanculo’ dhe merrja karton të verdhë. Ai kuptonte vetëm fjalën ‘culo’, kështu që unë duhej të tregohesha më i kujdeshshëm”. Donato, nga ana tjetër, u sulmuar edhe për faktin se ishte besimtar. “Më kanë thënë gjëra në lidhje me biblën për të më provokuar, dikush më tha ‘shumë Bibël dhe aspak fuqi’”.

Gjunjët e Rincon 

Vetë Rincon ka marrë kërcënime nga më të ndryshmet. ‘Poli, po më kalove do të t’i thyej të dy këmbët dhe nuk do të shkosh dot në Kupën e Botës”, i ka thënë një kundërshtar. “Unë e mora me të qeshur, ata ishin qendërmbrojtës të vërtetë”. Garcia de Loza ka folur për marrëdhënien e lojtarëve me arbitrin: “Duhej të mbaje një distancë me lojtarët, si arbitër. Ata më thonin ‘bravo, arbitër’ unë i përgjigjesha ‘mendoni për të luajtur’”. Alfaro ka kujtuar: “Në sezonin kur debutova me Real Zaragoza në 1989-ën kam luajtur kundër Hugo Sanchezs, ka qenë si të bëje një masters në 90 minuta. Ai më tha gjëra, më tërhoqi, më goditi. Këto janë gjëra që nuk mund t’ia shpjegosh trajnerit tënd”.

Mbledhjet e Leo Franco-s

Franco i provokonte kundërshtarët e tij në goditjet nga këndi. “I flisja shokëve të ekipit për rivalët dhe bërtisja në mënyrë që ata ta dëgjonin, ‘çfarë gabimi, ai duhej të kishte shënuar’. Vitin që Atletico kishte Aguero, MaxiRodriguez, Ever Banega dhe Diego Forlán kemi qeshur shumë. Unë isha portier dhe nuk ndikohesha nga ajo që më thonin kundërshrtarët sepse nuk mund të lija portën dhe t’i ndiqja për 30 metra. Njerëzit nuk mund ta imagjinojnë atë që thuhet në dhomat e zhveshjes ose në fushë, do të tronditeshin. Asgjë nuk përjashtohet, nga mamaja te ngjyra e lëkurës, por agjë nuk del jashtë fushës”.

Slogani i Donato-s 

“Në Brazil pëlqejnë shumë të të poshtërojnë, si në Spanjë, por atyre nuk u bën përshtypje. Situata ndryshon nëse më ofendon në rrugë”, ka thënë Donato. “Unë kisha një slogan për rivalët: ‘Nëse do probleme, do t’i gjesh’. Tani lojtarët mbulojnë gojën me dorë, por ne nuk mbulonim asgjë. Madje, tani kanë filluar edhe të lexojnë buzët”. Në fund, Garcia de Loza ka kujtuar se Emilio Butragegno dhe Pep Guadiola kanë qenë lojtarët më të sjellshëm./Telesport/a.m.

Next Post
Trafik prostitucioni online, goditet rrjeti i shqiptarëve në Greqi

Trafik prostitucioni online, goditet rrjeti i shqiptarëve në Greqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidenti serb Vuçiç i mohon akuzat se kishte lidhje me “snajperët e fundjavës” në Sarajevë

Presidenti serb Vuçiç: Bordi i Paqes e ka ndarë Evropën

January 22, 2026
Kaosi në Kuvend, Nikollë Lesi: Opozita ra në kurthin e Ramës, Berisha pazare me kryeministrin

Berisha votoi Ramën nga frika e Trump, po Salianji pse e trembi?!

January 22, 2026
Mbledhja e Këshillit Bashkiak në Tiranë-Merren vendime për strehimin e familjeve në nevojë

Mbledhja e Këshillit Bashkiak në Tiranë-Merren vendime për strehimin e familjeve në nevojë

January 22, 2026
Kryeministri i Groenlandës mesazh SHBA-ve: Sovraniteti territorial është vija e kuqe për ne

Kryeministri i Groenlandës mesazh SHBA-ve: Sovraniteti territorial është vija e kuqe për ne

January 22, 2026
“Rama nuk votoi marrëveshjen për Bordin e Paqes”- Bardhi: Vullneti i vërtetë politik matet me votë, jo me fjalime patetike!

“Rama nuk votoi marrëveshjen për Bordin e Paqes”- Bardhi: Vullneti i vërtetë politik matet me votë, jo me fjalime patetike!

January 22, 2026
Vangjel Tavo, greku ynë

Pse është më mirë Ivanka sesa NATO!

January 22, 2026
Spiropali reagon pas votimit të marrëveshjes për Bordin e Paqes: U konfirmua pesha e re e Shqipërisë në arkitekturën ndërkombëtare

Spiropali reagon pas votimit të marrëveshjes për Bordin e Paqes: U konfirmua pesha e re e Shqipërisë në arkitekturën ndërkombëtare

January 22, 2026
Reagime të ashpra pas incidentit/ Me kapele dhe çantë ‘Spiderman’-i, arrestohet 5-vjeçari në Minesota

Reagime të ashpra pas incidentit/ Me kapele dhe çantë ‘Spiderman’-i, arrestohet 5-vjeçari në Minesota

January 22, 2026
Pas vizitës në Vlorë, Ivanka Trump mbërrin në Tiranë

Pas vizitës në Vlorë, Ivanka Trump mbërrin në Tiranë

January 22, 2026
Batutat dhe ironitë e Kryemadhit në GJKKO: U puth Ina me Keijsin, u thashë unë por s’më besuat… Si këtu, drejtësi me regji

Batutat dhe ironitë e Kryemadhit në GJKKO: U puth Ina me Keijsin, u thashë unë por s’më besuat… Si këtu, drejtësi me regji

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In