Sot, 14 shkurt, në Ditëm e Shën Valentinit, Shtëpia e Bardhë publikoi në X një postim të pazakontë të titulluar “Made just for you”. Postimi përbëhet nga disa imazhe që kombinon mesazhe tipike të Ditës së Dashurisë me referenca të qarta politike.
Një nga kartolinat tregon ish‑liderin venezuelian Nicolás Maduro me mbishkrimin “Ti më rrëmbeve zemrën”, një lojë fjalësh që lidhet me kapjen e tij nga forcat amerikane.

Një kartolinë tjetër shfaq hartën e Groenlandës brenda një zemre me tekstin “It’s time we define our situationship” (Koha të përcaktojmë lidhjen tonë), duke bërë shaka me debatet rreth interesit amerikan për ishullin arktik.

Një imazh tjetër tregon Presidentin Donald Trump me një urdhër ekzekutiv të dukshëm me shkrimin “Ti je Valentini im”, një kombinim mesazhi festiv me simbolikë politike.

Një kartolinë paraqet senatorin demokrat Chris Van Hollen së bashku me një burrë që u deportua, me tekstin “Dashuria ime për ty është po aq e fortë sa dashuria e demokratëve për emigrantët e paligjshëm. Do të fluturoja 1 537 milje vetëm për të pirë një gotë me ty“.
Postimi ka shkaktuar një debat të ashpër në rrjetet sociale. Disa e kanë përshëndetur si një këndvështrim të guximshëm dhe humoristik ndaj ditës së dashurisë, ndërsa të tjerë e konsiderojnë të papërshtatshëm që një ditë romantike të përdoret për mesazhe dhe satire politike.











