• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“T’i lëmë pas konfliktet e së shkuarës”, Durrësi feston 75-vjetorin e Çlirimit

by A R
14/11/2019 17:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Durrësi përkujtoi sot 75-vjetorin e Çlirimit nga pushtuesit nazifashistë. Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Valbona Sako, zv. Kryeministri Erjon Braçe, anëtarë të Këshillit Bashkiak, si dhe dhjetëra veteranë të Luftës Nacional-Çlirimtare, morën pjesë në ceremoninë e përkujtimit të kësaj dite dhe sakrificës që mijëra të rinj dhe të reja bënë për çlirimin e qytetit.

Nën ritmet e bandës frymore të qytetit, u bënë homazhet për të rënët dhe u vendosën kurora me lule në Mauzoleumin e Dëshmorëve në shenjë mirënjohje dhe nderimi, për të gjithë ata që dhanë jetën për çlirimin e Durrësit. Kryetarja e Bashkisë Valbona Sako theksoi se 14 nëntori është një moment kur të gjithë ne duhet të përkulemi me shumë mirënjohje dhe respekt përpara veprës së atyre djemve e vajzave, burrave e grave që morën pjesë në luftë.

“14 Nëntori është padyshim dita më e rëndësishme në kalendarin e Durrësit. Kur kujtoj këtë ngjarje, natyrshëm në vijnë në mendje fjalët e Faik Konicës, i cili shkruante në veprën e tij, “Pavarësisht nga luftërat, shkeljet dhe turbullimet e paprera në tërë kohën e shkuar, populli shqiptar, me forcën e vullnetit dhe fuqinë e tij të kundërshtimit, ka qenë i zoti të mbajë gjallë, jo vetëm gjuhën e tij të njohur nga filologjistët si më e vjetra në Europën Juglindore, po edhe ca nga traditat e tij të moçme”. Kjo thënie e tij, nga një njeri që është përpjekur gjithmonë ta përfaqësojë denjësisht Shqipërinë, tingëllon aktuale edhe sot. Janë këto tradita, që na mbajnë të bashkuar, që na bëjnë të jemi të mbledhur dhe të kujtojmë e vlerësojmë ata që kanë kontribuar dhe sakrifikuar për qytetin tonë”, tha Sako.

Kryebashkiakja Sako nënvizoi se pavarësisht se kanë kaluar 75 vjet, ky mesazh është po aq i rëndësishëm sa edhe sot, ndërsa shtoi se 14 nëntori është në thelb edhe një mesazh bashkimi.

“E kam parë 14 Nëntorin gjithmonë si një ditë që në thelb ka një mesazh bashkimi. Qyteti ynë u çlirua nga banorët e saj që padyshim dhanë një ndihmesë të jashtëzakonshme jo vetëm në ato ditë, por gjatë të gjithë luftës. Por edhe nga bij e bija shqiptarësh nga çdo anë e kënd i vendit që sakrifikuan shumë për të arritur deri në fitoren e madhe të 14 nëntorit”, u shpreh ajo.

Kryetarja e Bashkisë u shpreh se përpjekja e shumë vajzave dhe djemve për atë që u rrit 75 vite më parë, është një përpjekje që vazhdon sot, por me punë dhe me vepra konkrete. “Duke qenë bashkë, duke punuar bashkë, duke i lënë pas konfliktet e së shkuarës dhe ndasitë, mund ta bëjmë qytetin e Durrësit edhe më të zhvilluar, më të sigurt, më tërheqës dhe vendi ku të rinj e shohin mundësinë për të krijuar familjen e tyre. Ashtu siç Faik Konica e thoshte “Shumë duhet të punojmë ne shqiptarët, sot dhe për së shpejti; po më parë nga të gjitha, të shëndoshim dashurinë dhe vëllazërinë në mes tonë””, deklaroi Sako, teksa theksoi se sfida sot është për punuar për një qytet edhe më të mirë për t’ia lënë gjeneratës tjetër. “Edhe ne sot, jemi duke zhvilluar të njëjtën betejë, për një qytet më të mirë, me infrastrukturë më të mirë, duke e parë qytetin si një projekt ku çdo brez përballet me sfidat e kohës së tij dhe jep kontributin e tij për t’ia lënë atë pak më të mirë gjeneratës tjetër”, tha Sako.

Më pas, të pranishmit ndoqën një sërë aktivitetesh për të gjitha grupmoshat, që evokojnë përpjekjet e popullit të Durrësit për çlirimin e vendit.

/a.r

Next Post
“Mjeshtër i Madh”, Meta dekoron atleten Luiza Gega

“Mjeshtër i Madh”, Meta dekoron atleten Luiza Gega

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

February 5, 2026
Zgjedhjet/ Spahiu: Pse partitë i mbushin sheshet me karrige?

Spahiu: Epstein 17 herë në ‘Shtëpinë e Bardhë’, dhjetëra fluturime në avionin ‘Lolita’ me…

February 5, 2026
Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

February 5, 2026
“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

February 5, 2026
A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

February 5, 2026
A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

February 5, 2026
Atentati ndaj Iljaz Çalit/ Ish këshilltari i Metës: Ja si e paralajmërova serinë e vrasjeve për kromin e Bulqizës. Në kasafortë gjeta disa letra që tregonin se…!

“Epstein dyshohet se erdhi 2 herë në Shqipëri“, Prençi: Lakmonte Ballkanin për vajzat e bukura!

February 5, 2026
Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

February 5, 2026
Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

February 5, 2026
Kancelari Merz: Një marrëveshje me SHBA-në për heqjen e plotë të tarifave doganore, është jorealiste

“Po bëhet një marrëveshje e ndyrë”, opozita kundër Merz për tregtinë e armëve me vendet e Gjirit

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In