• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ti je skllav more” Bushati përplaset me Nokën: “Jetimët e Primareve do të ngelen si “Lulëkuqet mbi Mure”

by Java News
16/03/2023 10:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Rithemelimit Flamur Noka dhe ish-deputeti i PS-së Ervin Bushati janë përfshirë në një debat mbi betejën elektorale në vend në studion e emisionit “Open”.

Bushati tha se potenciali i opozitës është Berisha i cili sipas tij ka interes personal mbi non-gratën dhe nuk mundet të bëhet më kryeministër për shkak se nuk ka asnjë kontakt me ambasadorët në vend.

REPLIKAT:

Bushati: Lubonja mbron tezën që opozita bëri mirë që u largua. Unë mendoj se ishte faj i pafalshëm nga ana e tyre, gabim i pafalshëm që solli dhe ndryshimet kushtetuese që ata nuk i votuan se nuk ishin në sallë. Nuk kishim pse ia falnim këtë se mazhoranca nuk është as babai as nëna e tyre.

Mazhoranca i ka mbrojtur, historia e tyre në lokale do jetë e jetimëve të Primareve. Pse i quaj jetimë, po shkojnë në një Vaterlo legale. PL e ka te këshillat për të treguar që është një forcë që po karikohet për të ardhmen.

Noka: Ti bëji analizë vetes, se po i bëre të del krimi, droga. Ti thuaj çfarë ke premtuar dhe ke realizuar.

Bushati: Potenciali juaj është Berisha që ka interes personal të provojë non-gratën që nuk e ka merituar. Ai e di që në 2025-ën nuk fiton. Një njeri që nuk ulet me asnjë ambasador nuk fiton.

Noka: Ti me këtë tregon mendësinë e një skllavi. Jo po të mbajmë kryeministër McGonigalin. Nxori nga goja mendësinë e një skllavi

Bushati: Ai po të ishte burrë malësie do kërkonte falje për Bashën dhe do largohej nga politika.

Noka: Skllav, konstrukt mentalitet skllavi, nuk ka gjë më të tmerrshme. Këta kanë zot ambasadorin, në Shqipëri zotër janë shqiptarët. Ti je skllav more

Bushati: Miku është zot në shtëpi

Noka: Kjo është aleanca më e madhe kundër krimit të organizuar, drogës, skemës së portit të Durrësit etj. Ti me çfarë do dalësh në fushatë? Nuk fiton me thasë më, ka ikur koha. Keni hapur vende pune, janë hapur në Evropë, rrogat nuk janë rritur. Keni rritur vetëm çmimet, ti ke rritur vetëm skamjen.

Bushati: As Lubonja nuk të voton kështu, unë jo e jo. Nuk të votojnë kot lodhesh o burrë.

Noka: Pse duhet të japin votë ty shqiptarët, ke vjedhur, ke instaluar mafian në pushtet.

Bushati: Berisha i sakrifikoi ata jetimët e Primareve. Fjalimi yt është për 2025-ën.

Noka: Ju jeni turp, hajdut, hajdut, hajdut. Jeni të tmerruar, do fitojmë të gjithë, opozita dhe populli, kundër mafias në pushtet.

/s.f

Next Post
Greqi: Grevë për shkak të përplasjes së trenave, bllokohet transporti

Greqi: Grevë për shkak të përplasjes së trenave, bllokohet transporti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Vjosa Osmanit i përfundon mandati, sot i dorëzon zyrtarisht detyrën Albulena Haxhiut

April 4, 2026
Pentagoni: 13 ushtarë të vrarë dhe 365 të plagosur që nga nisja e sulmeve ndaj Iranit

Pentagoni: 13 ushtarë të vrarë dhe 365 të plagosur që nga nisja e sulmeve ndaj Iranit

April 4, 2026
Fluturime dhe anulime, sa karburant për avionë kanë vendet? Skenari ekstrem i racionimit

Fluturime dhe anulime, sa karburant për avionë kanë vendet? Skenari ekstrem i racionimit

April 4, 2026
VIDEO / Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa të reja zhvillimit urban

VIDEO / Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa të reja zhvillimit urban

April 4, 2026
Sulm me dronë ndaj kompanive të huaja të naftës në Irak

Sulm me dronë ndaj kompanive të huaja të naftës në Irak

April 4, 2026
A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

77-vjetori i krijimit të NATO-s, Begaj: Shqipëria anëtare e denjë, duke kontribuar për paqen e sigurinë

April 4, 2026
Mot kryesisht i qëndrueshëm këtë të shtunë, reshje të dobëta shiu në zonat malore

Mot kryesisht i qëndrueshëm këtë të shtunë, reshje të dobëta shiu në zonat malore

April 4, 2026
Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In