• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Ti je Klevi?’ Detajet e atentatit ndaj dy vëllezërve në Elbasan, 22-vjeçari u gjet poshtë urës nga familjarët

by Java News
03/07/2019 08:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Atentati me 24 plumba ndaj dy vëllezërve Klevi dhe Aldo Baho që ndodhi në fshatin Murras të Elbasanit, e ka origjinin nga jashtë kufinjve të Shqipërisë. Dy vëllezërit Baho, janë të skeduar nga policia Italiane dhe ajo belge për vepra penale. Më konkretisht, njëri nga vëllezërit, Aldo Baho, i ka shpëtuar disa vite më parë një atentati në Itali, ku ka mbetur i plagosur. Për këtë ngjarje në Itali janë arrestuar dy persona nga Lezha të cilët janë dënuar me disa vite burg nga drejtësia italiane.

Ndërkohë vëllai tjetër Klevi Baho, kishte vetëm një muaj që kishte dalë nga burgu në Belgjikë, pasi drejtësia e këtij vendi e kishte dënuar për akuzën e vjedhjes. Burime nga prokuroria dhe policia e Elbasanit thanë për “Shqiptarja.com” se urdhëri dhe atentatorët mund të kenë ardhur nga jashtë, pasi dy vëllezërit kanë pasur konflikte jashtë kufinjve dhe jo në zonën ku banonin. Momentalisht hetimi për këtë ngjarje është në udhëkryq kjo për shkak se edhe njëri nga vëllezërit që i ka shpëtuar atentatit,nuk ka pranuar të bashkëpunojë me policinë dhe prokurorinë, duke pohuar se nuk kishte parë asnjë detaj identifikus të autorëve të krimit. Një tjetër element që ende shfaq vështirësi është dhe fakti i ndërtimit të dinamikës së ngjarjes. Në total prokuroria e Elbasanit ka sekuestruar 24 plumba kallashnikovi dhe disa pistolete.

Gjithmonë sipas burimeve një person i është afruar Klevi Baho, duke i thënë “…Ti je Klevi…?

22-vjeçari është përgjigjur duke i thënë:

“…Nuk jam unë…”.

Është larguar dhe në atë moment i ka telefonuar vëllait të tij i cili ka mbërritur menjëherë me automjetin tip “Audi” me targë AA 33 AZ. Të dy kanë hipur në makinë dhe janë larguar në drejtim të banesës së tyre që ndodhet më shumë se dy kilometra larg nga rruga nacionale.

Image result for atentati ndaj vëllezërve Baho

Sapo dy vëllezërit kanë marrë rrugën drejt shtëpisë, pas tyre është vënë një tjetër automjet, një Benz, i cili ka nisur të qëllojë me armë teksa makinat ishin në ecje. Me plumba në kokë dhe trup, Klevi Bako ka mundur të dalë nga makina, ndërsa vëllai i tij ka mbetur aty dhe ndihmën e parë ja kanë dhënë familjarët që dolën menjëherë pasi dëgjuan të shtënat.

E kanë dërguar me urgjencë pranë spitalit kirurgjik në Elbasan nga ku raportohet se ka marrë tre plumba në shpatull, ndërsa prej afro 40 minutash nuk kanë mundur të gjejnë djalin e vogël të tyre.

22-vjeçari u gjet nga familjarët pas disa kërkimesh poshtë një ure që lidh rrugën nacionale me fshatin. I riu ka qenë me shenja jete dhe familjarët e kanë çuar në spital, por nuk ka mundur t’i rezistojë plagëve të marra dhe aty ka ndërruar jetë.

Image result for atentati ndaj vëllezërve Baho

Policia e Elbasanit thotë se është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve, të cilët dyshohet të kenë qenë të paktën dy persona.Nga pamjet filmike në vendngjarje, shihet se makina është bërë shosh nga plumbat.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur rreth 30 gëzhoja. Ende nuk ka një pistë kryesore mbi hetimet, por nga të dhënat e para duket se kemi të bëjmë me larje hesapesh për prishje pazaresh./shqiptarja.com

g.kosovari

Next Post
Gazetari: Duhet zgjidhje me ide të reja, Bashën nuk e kuptoj thotë gjëra abstrakte

Gazetari: Duhet zgjidhje me ide të reja, Bashën nuk e kuptoj thotë gjëra abstrakte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In